Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ligjore. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka hedhur poshtë kërkesën e Santos kundrejt klubit katalanas për një dëmshpërblim prej 61.2 milionë Eurosh në lidhje me transferimin e Neymar në Camp Nou.

CAS në vendimin e tij theksoi se kontrata mes futbollistit dhe klubit brazilian është zgjidhur në mënyrë konsensuale dhe se Barcelona nuk ka kryer asnjë parregullsi duke paguar një kuotë shtesë në favor të babait të futbollistit dhe klubit të Santosit.

Kjo do të thotë se Barcelona kursen 61.2 milionë Euro, një kursim i rëndësishëm për klubin spanjoll që po mendon për merkaton e transferimeve ku përfshihen emra futbollistësh të rëndësishëm dhe një prej tyre është pikërisht Neymar për të cilin nuk është një mister që Barcelona dëshiron ta kthejë atë në Camp Nou, ashtu sikurse edhe vetë futbollisti nuk e ka fshehur asnjëherë se dëshiron të veshe fanelën Blaugrana.

Top Channel