Asgjësohen municione në Sazan/ Ishulli sot i mbyllur për turistë, anijet lundrojnë 3.7 km larg

08/07/2020 15:30

Në ishullin e Sazanit janë asgjësuar këtë të mërkurë disa predha të luftës së dytë botërore. Operacioni  i parashikuar të zgjaste nga ora 9 deri në ora 17 ndaloi të gjitha lundrimet në afërsi të ishullit në një rreze prej 2 miljesh detare ose 3.7 kilometrash.

Operacioni për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit u zhvillua nga Forcat  e Armatosura. predhat me peshë  50 kilogramë  u asgjësuan me shpërthim të  kontrolluar  në  pjesën perëndimore të ishullit ndaj zhurma e tyre nuk është dëgjuar në qytetin e Vlorës.

Komanda e Forcës Detare kërkoi  qe askush te mos lëvizë ne ishull ndërsa operatoret turisitike që çojnë turiste ne karaburun dhe Sazan nuk duhet t’i afroheshin  ishullit gjatë kohës sa zgjat operacioni.

Top Channel