Foto ilustruese

KORCË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në afërsi të Sovjanit.

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ku si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se njëra nga makinat e përfshira në aksident i përket Autoritetit Kombëtar Ushqimor (AKU).

Ndërkohë në  vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel