Koronavirusi ka shkaktuar një krizë ekonomike që ndihet më shumë nga kompanitë e vogla në SHBA.

Për këtë arsye në vend është krijuar Programi i Mbrojtjes për Pagesat që këtë të martë bëri të ditur emrat e kompanive që kërkuan ndihmë financiare për të përballuar krizën e Covid 19. Në listën e atyre që kishin bërë një kërkesë të tillë ka një surprizë pasi në të figuron emri i skuadrës së Major League Soccer të David Beckham, Inter Miami si dhe ata të 3 skuadrave të tjera të këtij kampionati.

Kështu, hua federale përvec Inter Miamit kërkuan erdhe DC United, Orlando City dhe Seattle sounders.

Mësohet se për Inter Miamin dhe DC United u miratua një hua prej 1-2 milionë Dollarë. orlando City kërkoi një shifër pak më të madhe 2-5 milionë Dollarë. Por klubet e futbollit nuk ishin të vetmet ente sportive që kërkuan ndihmë financiare.

Hua siguroi edhe NWSL, kampionati i futbollit të femrave në SHBA për vlerën e 1-2 milionë dollarëve për t’u përdorur për të mbështetur 213 punonjës

Top Channel