Kultivuan drogë në Pyllin e Selvive arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, në kërkim djali i tij

08/07/2020 10:14

VLORË- Një person ka rënë në prangat e policisë ndërsa djali i tij është shpallur në  kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

I arrestuari është P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, në kërkim është shpallur djalin e tij, A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në Pyllin e Selvive, në fshatin Hoshtimë, në afërsi të stanit të shtetasit P. L.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Hoshtimë.

Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në Pyllin e Selvive, në fshatin Hoshtimë, në afërsi të stanit të shtetasit P. L.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel