Horrori në Kombinat/ Pastori Fitor Muça në “Shqipëria Live”: I njihja vajzat para 7 vitesh…ka sekte që i çojnë drejt vetëflijimit

08/07/2020 13:23

TIRANË– Pastori Fitor Muça ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ka pranuar se i njihte motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta, të cilat besonin tek ringjallja dhe i dhanë fund jetës duke mos u ushqyer dhe vetëflijuar.

Muça tha se vajzat në fjalë, para 7 vitesh frekuentonin kishën Rilindja që drejtonin ai, por që më pas janë zhdukur dhe nuk kanë pasur më kontakte.

Pastori Fitor Muça:

“Ku është gënjeshtra? Një gazetar flet për një konflikt dhe nuk tregon se ku ka qenë konflikt. Nëse ky i ka takuar 8-9 vjet më parë, kështu i bie që kaq gjatë ata janë larguar. Ato janë larguar nga familja biblike janë larguar rreth 7 vjet më parë. Gjysmë e vërtetaa është më e rrezikshme se gënjeshtra. Ata kanë ardhur diku nga fundit i 2009-2010. Kanë kërkuar të largohen pa më thënë mua. Nuk ka pasur absolutisht ndonjë konflikt. Ose të largojë fjalën konflikt apo hatër mbetje”

“Nuk jam i vetmi pastor në kishë. Nuk ekziston kjo mundësi nuk ka pasur konflikt me asnjë prej nesh. Janë grupi që kanë ardhur nga Përmeti. Janë një grup vajzash e djemsh shumë të mirë. Një pastor me një zemër të veçantë ai në Përmet. Pastori norvegjez. Edhe bashkëshortja e tij ishte shqiptare. Ajo që njerëzit mund të abuzojnë…Prokuroria do ta zgjidhi këtë. Kanë qenë më para në një sekt në Përmet  dhe më pas kanë ardhur në Kishën Ungjillore. Kanë lëvizur nëpër Tiranë më pas. Kanë ardhur më pas në Rilindje pastaj kanë ardhur sërish.”

“Kemi pyetur për vajzat. Fillimisht më është thënë se nuk e ndiqnin dot kishën se ishte larg qendra me Kombinatin. Kisha është si familje që shqetësohet për pjesëtarët. Aty janë refuzuar për tu takuar. Nuk kemi më punë me kishën. Vajzat kanë qenë shumë të mira, të mrekullueshme, plotë pasion për perëndinë. Dëshira ime ishte të ecnin. Largimi i tyre më habiti dhe më thanë se këto vajza nuk duan të vijnë më.”

“Nëse dikush largohet absolutisht nuk u bëjmë thirrje që të distancohen. Lumani më thotë pse hesht, pastori. Por ne i pritëm për 6 muaj. nëse do të ktheheshin, Kisha do t’i kishte duart të hapura. Ne nuk bëjmë bllokadë por as për tu larguar nga besimi jonë. Nuk shkojmë pas tyre se nuk mund t’i cënojmë.”

“Fakti që ajo që ndodhi… Nuk përjashtoj faktin e dashurisë së një nëne,.. por…! Deklaroj këtu para jush se nëse këto vajza nuk do largoheshin nga Rilindja do ti kishit këtu si vajza që do ti jepnin kaq shumë Shqipërisë. Me besim ne përpiqemi të ndërtojmë karakterin që është vlerë, dashuri, paqe, shpresë, durim.”

“Ka sekte që të shtyjnë drejt vetëvrasjes. Duhet zbuluar. Unë nuk kam informacion se kush është sekti. Ato janë larguar nga kisha për të marrë këtë kohën, vetëm me perëndinë. Në të njëjtën kohë mund të ketë qenë kjo dorë që i ka tërhequr. Kjo i ka futur në këtë ritin…! Ato i kanë shtyrë….gati eksperimentale gati si kavje për të vërtetuar doktrinën e tyre. Si po e lexoj unë. Ka vdekur Anisa, e dhimbshme. Nëna ka vijuar ritualin që i është mësuar duke e shoqëruar me vajra dhe me uthëll. Duhen kontrolluar se çfarë janë, se mund t’jua ketë dhënë dikush…Mund të kenë pasur edhe çelësin e shpish. Telefoni mund të ketë telefonata. E vërteta do të dali.” tha pastori.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik, ku në pallatin parafabrikat në Kombinat, u gjetën dy trupat e vdekur të Zhaneta dhe Anisa Josifit (nënë e bijë).

Në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, për të cilat ende vijojnë hetimet për të gjetur se kujt sekti fetar i përkiste familja Josifi.

Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshmia e saj pritet të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Top Channel