Konfirmohet pozitiv me koronavirus shefi i Zyrës së Kujdesit Shëndetësor, në DSHP Bulqizë, mjeku Afrim Sula.

Mësohet se infektimi mund të ketë ardhur nga lëvizjet e mjekut në Tiranë, ku dërgonte tampone analizash, të personave të dyshuar si të infektuar nga koronavirusi. Nuk dihet se sa persona të ketij institucioni, mund të jenë infektuar.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme janë marrë tamponet e punonjësve, të cilët kanë patur kontakt me të infektuarin si dhe pjesëtarëve të afërm të të mjekut të infektuar ku dhe janë janë karantinuar.

Bulqiza, prej muajsh, ka bërë pjesë në hartën e gjelbërt,ndërkohë që ky është rasti i tretë, i shfaqjes së koronavirusit, pas dy rasteve të tjera, të kofirmuara më parë, njëri në Gjoricë dhe tjetri në fshatin Krajkë të cilët u infektuan pranë spitalit QSUT. Ndërkohë janë marrë masat për bllokimin dhe dezinfektimin e dy zërave ku punonte mjeku.

Banorët e Bulqizës edhe pse të mirë informuar për rastet e infektimit, shprehen se nuk janë të frikësuar, ndërkohë që ka edhe nga ata, që apelojnë se situata duhet marrë seriozisht, për të zbatuar masat mbrojtëse.

Top Channel