Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë disa makina, ndërsa si pasojë e përplasjes janë plagosur të paktën dy persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës ku po marrin ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë rreth shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2020, ora 11:45, në aksin rrugor Lezhë-Shengjin,në vendin e quajtur ” Kryqezimi i Antagut”, janë përfshirë në aksident 3 automjete,ku 2 drejtues mjetesh kanë marrë dëmtime dhe janë derguar në spitalin Rajonal ,Lezhë.

Policia në vendngjarje punon për sqarimit e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel