Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave

Për t’ja arritur këtij objektivi Kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh më i fundit paraditen e kësaj të mërkure me kryebashkiakët socialist.

Top Channel ka mësuar se kryeministri Rama u ka thënë kryebashkiakëve se duhet fokus në  zgjedhjet e përgjithshme pasi nuk ka zgjedhje të parakohshme lokale. “Në fushatën elektorale peshën më të madhe do ta kenë deputetët dhe kryetarët e partisë. Ju si kryebashkiakë duhet të ndihmoni këtë proces por pa neglizhuar në asnjë moment shërbimet ndaj qytetarëve. Punonjësit e bashkive të përfshihen në fushatë vetëm pas orarit zyrtar të punës” citohet të ketë thënë Kryeministri.

A do tja arrini të merrni 800.000 vota?

Pjerin Ndreu: pse e keni vënë ndodnjëherë në dyshim……

Kryebashkiaku i Krujës pas takimit tha: Kemi diskutuar për gjendjen aktuale. Organizmin e partisë, Koordinimin dhe ajo më kryesorja të vijojmë me shërbimet dhe me punët e bashkisë pa ndërprerje dhe jo vetëm në kohë zgjedhjesh.

Që prej marrjes të drejtimit të PS nga Edi Rama, është bërë traditë moslënia e përgatitjeve elektorale në minut të fundit por nisja e tyre shumë muaj më parë me qëllimin final maksimalizimin e çdo vote e për te bërë histori në zgjedhjet e ardhshme, nëse socialistët do t’ja dalin të marrin një mandat të tretë qeverisës.

Top Channel