03:40
Evropa, e shqetësuar nga një rigjallërim i koronavirusit
Ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje historike për një paketë financiare rimëmbjeje, disa rajone dhe vende mund të përballen me një rigjallërim të infeksioneve nga koronavirusi. Belgjika, Suedia, Luksemburgu dhe Portugalia janë mes vendeve që po njoftojnë për rritje të rasteve. Po ashtu pjesë të Barcelonës në Spanjë i janë rikthyer izolimit. Dhe në Itali, rajoni i Lacios, ku bën pjesë kryeqyteti Romë paralajmëroi për izolime të mundshme të lokalizuara, nëse gjenden vatra të tjera infeksioni.