Ronela Hajati, pjesë e këngës së 100 vjetorit të ekipit të Tiranës

21/07/2020 18:22

Ronela Hajati ka zbuluar se do të jetë pjesë e videoklipit të 100 vjetorit të skuadrës së futbollit të Tiranës.

Vetëm disa ditë pasi Tirana u shpall kampion, këngëtarja ka treguar përmes një postimi në Instagram se mezi pret që tifozët të dëgjojnë këngën e re.

Muzika do të jetë nga Dj Sardi, i cili e bëri këtë publike një ditë më parë ekskluzivisht në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku zbuloi edhe detaje interesante.

Në videon e publikuar në rrjetin social, Ronela shfaqet në stadiumin Selman Stermasi gjatë provave për xhirimin e klipit, e veshur me të bardha e tepër rrezëllitëse.

Si do të jete i konceptuar klipi, kjo mbetet për t’u parë!

FOTO GALERI
1/9

Top Channel