Një modele franceze ka folur hapur së fundmi për arsyen se përse ka bërë kaq shumë tatuazhe në trupin e saj gjatë viteve.

Aurore Pariente nisi fiksimin e saj me tatuazhet katër vjet më parë dhe tashmë krenohet me rreth 70% të trupit të saj të mbuluar nga boja e gjilpërës.

Bukuroshja ka mbi 1.4 milionë ndjekësa në Instagram, dhe insiston se ka një arsye se përse ka investuar aq shumë në dekorimet e trupit.

Ajo thotë se gjatë viteve shumë njerëz e krahasonin atë me aktoren amerikane Megan Fox.

Por kjo po bëhej diçka e bezdisshme për të: “Në fillim të karrierës time shumë njerëz më thonin se dukesha si Megan Fox, por kjo nuk më pëlqente. Prandaj nisa të bëja tatuazhe për t’u dukur sa më unike”.

Aurore jeton në jug të Francës në një qytezë që quhet Avignon, dhe punon si modele dhe artiste makiazhi.

E pyetur për numrin e tatuazheve ajo thotë se e ka humbur numërimin. “Nuk mund të thuash numrin sepse ato janë të lidhura me njëra-tjetrën, çdo copë vizatimi lidhet me një tjetër. Në fillim nisa të pendohem por tani ndjehem e lirë me to”.

Por modelja thotë se tatuazhet që ka bërë tashmë mjaftojnë. “Të vetmet pjesë të trupit ku nuk kam tatuazhe janë qafa, të pasmet dhe gjoksi. Unë dua ta zbukuroj trupin dhe jo ta fsheh të tërin”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel