Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, raportohet për disa të plagosur
Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum të martën që do të ndalonte numërimin e imigrantëve pa dokumenta, herën e ardhshme kur të vendosen kufijtë e distrikteve të votimit, një lëvizje që hasi reagimin e menjëhershëm të demokratëve dhe të paktën një sfidë të mundshme ligjore.
“Përfshirja e këtyre të huajve të paligjshëm në popullsinë e shtetit kur të hartohen hartat zgjedhore, mund të sjellë si rezultat sigurimin e dy ose tre vendeve në Kongres, që në kushte të tjera nuk do të mund të fitoheshin”, thuhet në dokument.
Ekspertët e agjencisë amerikane të regjistrimit të popullsisë dhe juristë shfaqën dyshime për ligjshmërinë e këtij veprimi dhe thanë se nuk është e thjeshtë të zbatohet
Teorikisht, Partia Republikane e Presidentit Trump mund të përfitojë, pasi kjo masë eliminon popullatën kryesisht jo të bardhë të imigrantëve që janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar distrikte zgjedhore me shumicë të bardhë.
Po ashtu mund të sjellë si rezultat që shtetet me popullsi të dendur imigrantësh të humbin vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë, përfshirë shtete që anojnë nga demokratët, si Kalifornia me që ka 53 vende dhe Nju Jorku me 27.
Hartimi i ardhshëm i hartave zgjedhore për të reflektuar ndryshimet e popullsisë, është parashikuar për vitin 2021, pasi të jenë përfshirë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2020./VOA/
Top Channel