Studimi shokues: Gati gjysma e stafit mjekësor britanik pati Covid në kulmin e pandemisë

22/07/2020 01:37

Gati gjysma e punonjësve të sistemit shëndetësor britanik NHS u infektuan me Covid gjatë kulmit të epidemisë, pretendojnë shkencëtarë të rëndësishëm në vend.

Sir Paul Nurse, drejtori i Institutit Francis Crick, u tha deputetëve britanikë se “deri në 45 përqind” të punonjësve të kujdesit shëndetësor u infektuan në muajin prill. Por mungesa e testimeve sipas tij, bëri që shumë prej rasteve të mos zbuloheshin pasi një pjesë e mirë ishin asimptomatikë.

Nurse po fliste përpara Komitetit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, i cili ishte mbledhur për të dëgjuar dëshmitë si pjesë e një hetimi administrative mbi shpërthimin e koronavirusit. Sir Nurse tha: “Kolegët e mi e kontaktuan qeverinë në muajin mars, e i dërguan një letër ministrit Matt Hancock në prill, duke theksuar dy gjëra kryesore.

Rëndësinë e testimit të rregullt, sistematik të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë jo vetëm mjekët dhe infermierët e vijës së parë, por edhe stafin mbështetës, drejtuesit e ambulancave, ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor, infermierët e komunitetit etj. Të gjithë duheshin testuar. Në kulmin e pandemisë, hulumtimi që ne vetë realizuam tregoi se deri në 45 përqind të punonjësve të kujdesit shëndetësor, ishin të infektuar”, u shpreh ai.

Top Channel