Hyseni, koordinator për dialogun/ Partitë e koalicionit s’pajtohen se dialogu Kosovë-Serbi do të jetë teknik

21/07/2020 19:51

Partitë e koalicionit nuk po pajtohen me paralajmërimet e përfaqësuesit e BE-së se dialogu që do të mbahet të enjten do të jetë teknik në nivel ekspertësh.

Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e partive politike, me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti, Nisma Socialdemokrate ka kundërshtuar një ide të tillë.

Madje, sipas tyre Hoti u ka premtuar se nuk do të lejojë rrëshqitjen e dialogut në nivel teknik që sipas tyre vetëm sa do ta zvarriste procesin.

Në ndërkohë, Hoti ka emëruar Skender Hysenin koordinator shtetëror për dialog, që sipas deklarimeve të tij, të enjten do ta draftoj marrëveshjen finale me Serbinë, që synim kyç ka njohjen reciproke.

Por, për kompetencat e koordinatorit ende nuk janë të informuar partitë politike partnere të koalicionit.

Edhe në këtë takim spektri politik i Kosovës nuk u bashkua.

Pos partive në koalicion, e vetmja parti që u përfaqësua nga opozita ishte AKR, derisa munguan përfaqësuesit e LVV dhe PDK.

Top Channel