Ndryshimet Kushtetuese për zgjedhjet, pa kaluar në referendum, janë antikushtetuese. Juristi i njohur referon nenin 177 të Kushtetutë

21/07/2020 17:34

Në emisionin “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar juristi i njohur Sokol Hazizaj. Gjatë fjalës së tij juristi theksoi se ndryshimet Kushtetuese pa referendum, janë antikushtetuese.

Këtu ai përmendi ndryshimet Kushtetuese që kanë ndodhur në vendin tonë gjatë viteve, 2008, 2011, 2012, 2015, 2016, 2017 dhe ndryshimet që priten të ndodhin këtë vit, në të cilën do të vendoset që subjektet politike nuk kanë mundësinë të hynë në zgjedhje me koalicione, por dy ose më shumë parti e kanë të drejtën të kenë një listë të përbashkët. Hazizaj tha se këto ndryshime janë antikushtetuese dhe për këtë ai përmendi nenin 177 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Sokol Hazizaj: Loja që bëhet me Kushtetutën është një lojë e lojë e shëmtuar, është një lojë e shëmtuar sepse po të shohësh të ndarë në periudha kohore, konsasnton që çdo moment para zgjedhje Kuvendi ynë në dilemën e ndryshimeve Kushtetuese, ose hynë në diskutim me ndryshimet Kushtetuese. Ndryshime Kushtetuese kemi pasur në vitin 2008, ku përfundimisht u tradhtua ideja qytetare për të pasur një proces të rregullt ligjor sa i përket zgjedhjeve. Procesi zgjedhur, institucioni i cili administron zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe detyrimet Kushtetuese për një proces zgjedhor të ndershëm dhe normal u devijuan në 2008. Kemi ndryshime të Kushtetutës në vitin 2011, kemi ndryshim të Kushtetutës në vitin 2012, kemi ndryshim të Kushtetutës në vitin 2015. Pa konsideruar ndryshimet Kushtetuese në vitin 2016 që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi. Kemi sërish në vitin 2017, jemi pranë ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2020. Të gjitha këto ndryshime kanë ardhur në kundërshtim me atë që parashikon neni respektiv 177 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili e imponon Kuvendin, siç edhe 2/3 që merret nisma për ndryshimet Kushtetuese, të ketë të njëjtën listë për referendum. Dhe jo rastësish ligji për referendumet është lënë në skajin e veprimtarisë së tij.

Denis Dyrnjaja: Ju po thoni që të gjitha këto ndryshime që kanë ndodhur dhe që Kushtetuta është prekur, janë në fakt në kundërshtim me vetë Kushtetutën, me 177 që përmendi ju tani.

Sokol Hazizaj: 177 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e ka pranuar ndryshimet apo rishikimet e Kushtetutës, në një mazhorancë 2/3 e kuvendit dhe pse jo me 2/3 çuarjen e kërkesës për rishikim në referendum. Dhe jo rastësish ligjbërësi i vitit 1998 e imponoi nëpërmjet një dispozite referuese neni detyrues Kuvendin e Shqipërisë, për të çuar çdo ndryshim në referendum.

Top Channel