Është mbyllur prej mesditës së djeshme shërbimi i ADISA-s në Fier.

Shkak për mbylljen është bërë konfirmimi i një rasti me Covid-19 të një prej bashkëshorteve të punonjësve të këtij institucioni, ndërkohë që për të siguruar shëndetin e personave të tjerë dhe qytetarëve është vendosur mbyllja.

Për ata punonjës që kanë pasur kontakte me zyrën e Kadastrës është siguruar karantinimi dhe marrja e tamponëve.

Deri tani shkon në 40 numri i të prekurve e Covid-19 në Bashkinë Fier, ku gati 12 prej tyre janë punonjës të Kadastrës.

Top Channel