FOTO/ Policia në SHBA rrëzon nga karroca afro-amerikanin me aftësi të kufizuara dhe e tërheq zvarrë

21/07/2020 20:39

Policia e Los Angeles-it ka nisur hetimet për një incident që ka ndodhur mes një protestuesi me aftësi të kufizuara dhe disa policëve.

Në pamjet e bëra virale, shikohet se si policët kanë rrëzuar në tokë afro-amerikanin Josh Wilson dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë.

Wilson është arrestuar nga policia, por arrestimi i tij ka hasur kundërshtimin e më shumë se 50 protestuesve të cilët i kanë kërkuar policisë që ta lirojnë.

Ndërkohë policia ka bërë me dije se Wilson ka goditur në kokë një nga efektivët, e gjithashtu në çantën e tij është gjetur dhe një armë zjarri.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel