Pas debateve në mediat sociale aktorja amerikane Halle Berry ka thënë dje se nuk po mendon më të luajë rolin e një burri transgjinor në një film të ri.

Berry gjithashtu kërkoi ndjesë teksa diskutonte për rolin në një video direkte në Instagram.

“Unë si grua normale e kuptoj tashmë që nuk duhet ta merrja në konsideratë atë rol, dhe se komuniteti transgjinor duhet të ketë mundësinë për të treguar historinë e tij”, shkruante ajo.

“Jam mirënjohëse për bisedat dhe kritikat ditët e fundit, të cilat unë do të vazhdoj t’i dëgjoj dhe të kuptoj nga gabimet”.

Berry u zotua më tej të tregohej “aleate” dhe të përdorte zërin e saj për portretizimin e të gjitha shtresave në ekran, si para dhe prapa kamerës.

Grupi GLAAD i mbrojtjes së të drejtave LGBTQ thanë se ishin të lumtur që Berry i dëgjoi shqetësimet e tyre mbi rolin dhe i mori parasysh.

“Edhe njerëz të tjerë të fuqishëm duhet të veprojnë si ajo. Do të ishte mirë të ketë më shumë përfaqësim trans në media”, shkruanin ata.

Filmi dokumentar në fjalë ekzaminon sesi njerëzit transgjinorë janë përshkruar në ekran gjatë viteve dhe ka si producente Laverne Cox e filmit “Orange is the New Black.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel