E hënë, 05 Tetor 2020
11:33
Maqedonia e Veriut hap kufijtë me rajonin pa kushte

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste.

11:32
Prezantoi linjën e re të veshjeve, Rihanna shpreson të sjellë “pak lumturi” gjatë pandemisë

Rihanna bëri bashkë emrat më të njohur botërorë për të prezantuar koleksionin e ri Savage X Fenty. Ylli i muzikës tha se shpresonte që performanca e linjës së saj të modës do të siguronte “pak lumturi” në këtë kohë pandemie.

11:26
Votimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Alket Hyseni: “Kemi vallëzuar tango treshe edhe me Presidentin”

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare që po mbahet për votimin e Kodit të ri Zgjedhor, deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni iu ka kërkuar të gjithë deputetëve që të miratojnë këtë kod të ri.

11:24
Kreu i Presidencës së Bosnjes: Do hapim ambasadë në Tiranë! Meta: Uroj që qeveria shqiptare ta rihapë në Sarajevë 

Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinë, Sherif Xhaferoviç në një konferencë të përbashkët me Presidentin Ilir Meta ka thënë se do të hapet një ambasadë e Bosnje-Hercegovinë në Tiranë.

11:21
I riu shqiptar tenton t’i rrëmbejë dhe shkrep pistoletën agjentit të policisë greke! E pëson rëndë…

Një incident ka ndodhur gjatë arrestimit të një të riu shqiptar në Greqi.

11:09
Maliqi: Largohem përfundimisht nga politika, nëse nuk fiton opozita e bashkuar

Gjatë ditës së sotme po mbahet seanca plenare në Kuvend për votimin e kodit të ri zgjedhor.

11:08
Lufta në Nagorni Karabak/ Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri

Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

10:48
Malësi e Madhe/ Flet babai i një prej të zhdukurve: Nëse ka vdekur të paktën na gjeni kufomën

Flasin familjarët e Klement Pepajt duke treguar momentet e fundit me djalin e tyre i cili rezulton i zhdukur së bashku me dy të rinj prej së shtunës në Malësi të Madhe.

10:42
Socialistët votojnë sot Ilirian Celibashin, komisioner shtetëror të zgjedhjeve

Seancës plenare për ndryshimet e kodit zgjedhor i ka paraprirë një mbledhje e grupit parlamentar socialist.

10:40
Vetë-izolohet presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të vetë-izolohet për dy ditë, pasi mori pjesë në një takim me dikë i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

10:34
(Emrat) Malësi e Madhe/ Tre persona janë zhdukur që prej dy ditësh

Tre persona rezultojne të zhdukur që nga dita e dielë.

10:28
Kodi Zgjedhor kalon sot për votim në Kuvend! Ruçi: Reflektojnë kërkesat e qytetarëve!

TIRANË- Kuvendi sot do të votojë ndryshimet kushtetuese të reflektuara në Kodin Zgjedhor, me të cilat do të shkohet në zgjedhjet e 25 prillit.

10:22
Hagë: Sot mbahet konferenca statusore për rastin ndaj Sali Mustafës

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka njoftuar se të hënën do të mbajë një konferencë statutore për rastin ndaj Salih Mustafës.

10:18
Pamjet/ I biri vuan nga leuçemia, babai bën të pamundurën para spitalit për ta bërë të lumtur

Dashuria për fëmijët është thjeshtë e papërshkrueshme. Këtë na e ka vërtetuar një baba i përkushtuar, ku gjesti që ai ka bërë për djalin e tij është bërë virale në rrjet.

10:16
Maqedoni e Veriut, masa të reja kundër përhapjes së COVID-19

Maqedonia e Veriut mbrëmë në një seancë qeveritare ka miratuar masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, pasi në tre ditët e fundit regjistroi rritje të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

10:11
Fotot/ Eliminohet ‘Apashi’, vrasje mafioze në Greqi

Kalithea në Greqi është tronditur nga një vrasje mafioze mëngjesin e sotëm, ku i vrarë ka mbetur Evangelos Pallis.

10:05
Presidenti afgan udhëton në Katar ku po mbahen bisedimet e paqes për Afganistanin

Presidenti afgan, Ashraf Ghani do të vizitojë Katarin për një takim dypalësh me udhëheqësit e shtetit të Gjirit, por, sipas zyrtarëve, ai nuk do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e talibanëve edhe pse bisedimet e paqes janë duke u zhvilluar në kryeqytetin Doha.

10:02
Me “Porsche” dhe “Ferrari” kanosën policinë, arrestohen 5 persona në Fier

Fier- 5 persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit, ku një prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

09:54
Gaz Paja tregon si e njeh nga afër Veliajn: Është njeri i punës

Artisti Gaz Paja gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Socialiste të Farkës, vlerësoi punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ka fatin ta njohë nga afër.

09:48
Trump: Kam mësuar shumë për koronavirusin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 4 tetor, u largua për pak kohë nga spitali ushtarak ku ai është duke u trajtuar për sëmundjen COVID-19, për të përshëndetur, nga një automjet i blinduar, mbështetësit e tij që ishin mbledhur jashtë spitalit.

09:42
Disa vende evropiane me masa të reja ndaj pandemisë

Një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, derisa numri i të infektuarve po rritet.

09:33
Populistët fituan zgjedhjet lokale në Çeki

Partia populiste ANO e kryeministrit Andrej Babish ka fituar papritur dhe bindshëm në zgjedhjet lokale në Çeki. Ajo ka fituar 23 % të votave dhe ka zënë vendin e parë në 13 rajone çeke, kumtoi Enti statistikor në Pragë. Sipërmarrësi dhe miliarderi Babish foli në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve për një “rezultat të shkëlqyeshëm”, i cili i jep edhe më shumë energji për angazhim dhe qëndrim në politikë.

09:24
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset një vajzë

Durrës-  Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

09:15
(Fotot) Asgjë nuk largon të rinjtë britanikë nga klubet e natës, festa të çmendura në stuhi e në kohë pandemie

ANGLI-  Kur bëhet fjalë për jetën e natës, duke se të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk i ndal dot asgjë.

08:54
Rritet dhuna seksuale ndaj grave në Afrikë në kohën e pandemisë

Gjatë kohës së pandemisë gratë në Afrikë kanë mbetur në mëshirën e burrave dhe partnerëve të tyre. Dhuna seksuale është rritur. Po çfarë po bëjnë krerët e qeverive për të zgjidhur këtë problem?

08:51
DW: Sa i sëmurë është presidenti Trump?

Dy flamujtë pas shpinës së presidentit Trump duhet të simbolizojnë: Unë jam shumë mirë dhe i aftë për të ushtruar postin që kam. Por sa i sëmurë është vërtet Trumpi?

08:43
Kosovë/ 1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 56 raste të reja me COVID-19, ku në total që nga paraqitja e dy rasteve të para të të infektuarve me këtë virus, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 814.

08:22
Ndryshimi i tarifave nga kompanitë celulare, AKEP përcakton procedurën që do ndiqet

Ndryshimi i tarifave nga ana e kompanive celulare në të shkuarën jo në pak raste është bërë shkak për pakënaqësi mes pajtimtarëve, që kanë argumentuar se nuk janë njoftuar ndërkohë që jo në pak raste ka ndërhyrë edhe Autoriteti i Konkurrencës.

08:13
I prekur nga Covid-19/ Presidenti Trump bën shëtitje me makinë jashtë spitalit, përshëndet mbështetësit

Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po “merrte raporte të shkëlqyera” nga mjekët, Presidenti Trump premtoi një befasi të vogël për mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19.

07:56
Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët por në zonat veriperëndimore nuk përjashtohet mundesia për reshje shiu.

E diel, 04 Tetor 2020
23:06
Leao udhëheq Milanin drejt fitores, kuqezinjtë në krye me pikë të plota

Ndonëse me mungesa të shumta për shkak të dëmtimeve dhe koronavirusit, Milani vijon të konfirmohet në superformë, pasi mbrëmjen e sotme mori fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në sezonin e ri.

23:03
Roland Garros/ Nadal mposht amerikanin Korda dhe kalon në çerekfinale

Rafael Nadal mposhti lehtë tenistin nga Shtetet e Bashkuara, Sebastian Korda, duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale të turneut të madh të Francës “Roland Garros”. 20-vjecari nga Florida që fitoi të drejtën për të shkuar deri te 16 më të mirët e Slam-it të sivjetshëm parizien, pozicionohet aktualisht në vendin e 213 në renditjen e përgjithshme ATP, e në fakt tenisti i ri amerikan u mund thellë nga idhulli i tij, që e ka fituar plot 12 herë në karrierë “Kupën e Musketierëve”.

23:00
Reali i Madridit merr fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në krye të renditjes

Reali i Madridit mori fitoren e tretë radhazi, teksa triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën valenciane ndaj Levantes dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes së kampionatit spanjoll me 10 pikë pas 4 javës

22:57
“Poker” i Lewandowskit, Bayerni mposht me vuajtje Herthën e Berlinit

Bayerni i Mynihut hodhi pas krahëve humbjen 4-1 të një jave më parë në transfertën ndaj Hoffenhaimit, pasi ia doli të mposhtë Herthën e Berlinit me rezultatin 4-3, në një sukses që mban plotësisht firmën e polakut Lewandowski.

22:55
Shkëlqejnë dyshja Kane-Son, Tottenham “luan tenis” me Man. United

Jose Mourinho ia ka dalë të ndërtojë një Tottenham të frikshëm, teksa forcën e londinezëve sot e provoi Manchester United, që u dorëzua pa kushte në ‘Old Trafford” dhe pranoi humbjen me rezultatin e thellë e tenistik 1-6.

22:49
Aston Villa “tërmet 7-ballësh, Liverpooli turpërohet keq në “Villa Park”

Aston Villa trondit Liverpoolin në “Villa Park” me një rezultat të pabesueshëm7-2, që nuk do ta besonte tifozi më fanatik i skuadrës nga Birminghami. Ekipi i Jurgen Kloppit, kampion në fuqi në Premier League, u bë qesharak përballë skuadrës së drejtuar nga Dean Smith, duke pësuar një nga humbjet më të thella në histori.

22:44
Studiuesit zbulojnë pse koronavirusi vret njerëz pa asnjë gjendje tjetër mjekësore

Njerëzit që vuajnë nga kushte të caktuara mjekësore janë më të prekshëm ndaj ndërlikimeve COVID-19, përfshirë vdekjen.

22:34
Jo gjithçka është aq e zezë: 5 gjëra pozitive që mësuam në karantinë

Për shkak të emocioneve të pakëndshme të përjetuara gjatë pandemisë së izolimit, është e nevojshme të bëni një përpjekje të vetëdijshme për të kujtuar të këndshmen, dhe ky tekst është këtu për t’ju ndihmuar

22:28
Tropojë/ Qëlloi me armë zjarri ndaj një 35 vjeçari, arrestohet autori

Një shtetas është arrestuar gjatë mbrëmjes të së dielës nga Policia e Tropojës.

22:20
Elbasan/ Konflikt në një lokal, plagosen dy të rinj

Dy shtetas banues në Elbasan janë goditur me mjete të forta brenda një lokali.

22:13
Juventus pret 45 minuta/ Napoli s’vjen, humbje në tavolinë

Mbrëmjen e së dielës ishte parashikuar të luhej supersfida mes Juventusit dhe Napolit, por kjo nuk ndodhi.

22:03
Emisioni “Shqipëria Live” bëri publik rastin, Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Mirushi është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë

Para pak muajsh, në emisionin “Shqipëria Live”, u trajtua historia e 29-vjeçarit Mirush Baholli.

21:35
Pogradec/ I ngarkuar me dru, kamioni merr flakë në rrugë

Pogradec- Përfshihet nga flakët një kamion në Qafe-Plloçë.

21:31
(Emri) Kamëz/ Punonjësi i policisë së burgjeve godet me tytën e pistoletës 39 vjeçarin

Në mbrëmjen e të dielës në Paskuqan, të Kamzës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur një person.

21:05
Presidenti boshnjak vizitë dy ditore në Shqipëri, sëbashku me Metën do shkojnë në Shijak

Presidenti Ilir Meta do presë ditën e nesërme në një vizitë zyrtare presidentin e Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç.

20:56
Korçë/ Makina përplas këmbësorin 17 vjeçar

Korçë: Aksident në aksin Korçë-Maliq pranë fshatit Symizë.

20:53
Miqësorja më Slloveninë/ Alban Bushi: Duhet të jemi të fokusuar

Kombëtarja e 21-vjeçarëve në 8 tetor do të luajë një ndeshje miqësore me Slloveninë, ndërkohë që në nëntor e presin dy ndeshjet zyrtare për Euro 2021 me kosovën dhe Anglinë.

20:47
Nga guri i bardhë, në bronz/ Pas gjysmë shekulli skulptori po punon veprën e Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës

Një skulpturë masive është duke marrë jetë pak nga pak çdo ditë në studion e mjeshtrit të skulpturës Gori Kostaqi.

20:43
Festivali i teatrit/ Elbasan, në edicionin e 22 interpretoi trupa nga Turqia

Në kohërat kur njerëzimi po thyhet dhe shkatërrohet në rrjedhën e jetës qëndron historia e çuditshme e njeriut që dëshiron të jetë i përjetshëm në vend që t’i nënshtrohet asgjësë.

20:35
Muzika e filmave shqiptarë/ Tingujt që na shoqëruan në muajt e pandemisë, në ballkonet e shtëpive dhe sheshe

Shumë prej kolonave zanore te fëmijërisë të shumë shqiptarëve të rritur me filmat e ish Kinostudios tingëllojnë ende familjare.

20:29
Johnson: Dimër i vështirë/ “Britania do të përjetojë një rrugë plot me tronditje në luftën ndaj Covid-19”

Në intervistën e parë televizive pas shumë kohësh, duke folur për BBC, Kryeministri Boris Johnson, e përshkroi luftën e Britanisë kundër coronavirusit si një rrugë plot me tronditje, e cila do vazhdojë të na shkaktojë një dimër të vështirë deri në Krishtlindje, madje përtej këtij viti.

20:24
FOTO/ Meshkujt më seksi në planet, ja lista e bukuroshëve që kanë “thyer” sa e sa zemra

Shijet janë padiskutim relative.

20:17
Peshkimi me grep/ Të apasionuarit shkojnë cdo fundjavë në Lagunën e Nartës

Me një grep në dorë e me ato pak mjete për peshkim të apasionuarit e gjuetisë me grep të peshkut shkojnë në Lagunën e Nartës në fundjavë në këtë sezon.

20:13
Motra sfidon Dua Lipën, ndez rrjetin me fotot me bikini

Dua Lipa është një prej emrave më të komentuar dhe suksesshëm në botë. Mirëpo në media nuk shkruhet vetëm për të.

20:12
Pa simptoma, por virusin e përhap/ Infekton 48 orë para se të të shfaqet temperatura dhe kolla nga Covid-19

Mesi i tetorit pritet të sjellë rritje të numrit të të prekurve nga covid-19, kjo , shpjegojnë epidemiologët vjen si rezultat i fillimit të shkollave ,pra transmetimit të virusit ndërmjet nxënësve dhe përcjelljes së tij në familje.

20:02
E tha në “E Diell”, Ina Kollçaku: Ramës do t’i thosha, Vdeksh!

Para disa ditësh, kryeministri Edi Rama, nuk i kurseu batuat në takimin që kishte me gazetarët.

19:58
Anglishtja që në parashkollor/ Urdhri i fundit i Besa Shahinit para se të largohej si ministre

Risia tjetër e këtij viti  veç respektimit të masave anticovid në institucionet arsimore nga nxënësit është gjithashtu se fëmijët e parashkollorit do të mësojnë anglisht.

19:56
Rrethi katror/ Gazetari ngrihet në këmbë, “Po na bën fushatë për Ramën

Në rubrikën “Rrethi katror” në “E Diell”, u fol mbi misteret që mbart vrasja e bujshme e ish-deputeti Azem Hajdari.

19:56
Shembja e 12 katëshit në Durrës/ Disa banesa përreth u dëmtuan nga shpërthimi

Gjithçka që ka mbetur nga shembja me shpërthim të kontrolluar e një pallati shumë katësh në Durrës është ky pirg masiv inertesh.

19:51
Meta: Shqiptarët në referendum/ PD dhe LSI: të mos votohen ndryshimet në kod, opozita do të fitojë zgjedhjet

24 orë para miratimit në Parlament  të kodit  elektoral, Presidenti  i kërkoi  Kryeministrit të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme. Ilir Meta e krahasoi qeverinë  me tiraninë duke e paralajmëruar se nëse shkel marrëveshjen e  5 qershorit,  përballja  do të jetë me popullin.

19:43
Kodi i ri, Rama: Kemi 84 vota/ “Meta i mërzitur se do të humbë në 25 prill. Është kryetar i shtabit të opozitës”

Edi Rama është i bindur se do i siguroje 84 votat e duhura për të ndryshuar kodin zgjedhor edhe pse opozita parlamentare  ka kërcënuar me bojkot.

19:39
Alfred Cako: E them për here të parë, në vrasjen e Azemit janë…

Në rubrikën “Rrethi Katror”, u diskutua për misteret që lidhen me vrasjen e liderit të studentëve dhe ish-deputetit Azem Hajdarit. . I ftuar në studio ishte konspiracionisti Alfred Cako, i cili rrëfeu sipas tij dinamikat që kanë ndodhur rreth atyre viteve.

19:34
Greva në burgun e Peqinit/ Lista me 13 kërkesa, mes të dënuarve ka nga ata që kanë refuzuar ushqimin

Prej një jave tashmë, rreth 400 të burgosur në burgun e Peqinit vijojnë të protestojnë e madje një pjesë e tyre kanë hyrë edhe në grevë urie. Shkak, janë disa kërkesa që ata u kanë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, por që ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me kërkesat e tyre.

19:32
SPAK do t’i thotë “Stop” OFL-së/ Në gjykatën e posaçme vetëm ata që janë objekt i ligjit kundër krimit dhe korrupsionit

Ergys Musta nga Kavaja nuk ka qënë asnjehëre i dënuar dhe as i hetuar.

19:18
Afred Cako: Lidhja e Berishës dhe Ramës me Iluminatin, Rama dhe Soros…

Në rubrikën e emisionit “E Diell”, “Rrethi katror”, po flitet mbi misteret e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdarit.

19:09
Veliaj: PD parti që funksionon si “Big Brother”, Saliu nuk la fustan e vrimë çelësi pa u futur

Kryebashkiaku Erion Veliaj e krahason procesin e zgjedhjeve të kandidaturave për deputetë në PD me Big Brother.

19:07
Gazetari hedh hipotezën: Vrasja e Hajdarit mund të jetë krim-pasioni, Bleona Qerreti…

“Rrethi katror” është rubrika më e re në “E Diell”.

18:54
Doktorët: Gjendja shëndetësore e Trumpit po përmirësohet

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump është duke u përmirësuar dhe ai mund të lëshohet nga spitali më 5 tetor, thanë mjekët që merren me trajtimin e tij në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

18:49
Reagimi i Gjiknurit: Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare po bëjnë tentativën e fundit për të zvarritur ndryshimet në kodin zgjedhor

Deputeti dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me deklaratat e dy përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për modelin italian.

18:42
Maskat/ Merr dënim nga Megi Pojani, Olti Curri i nxjerr të palarat VIP-ave (VIDEO)

Maskat”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”, e drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.

18:38
Rama optimist: Për momentin nuk do të ketë një mbyllje të dytë

Gjatë përgjigjeve të pyetjeve nga qytetarët, kryeministri Edi Rama është shprehur se për momentin nuk do të ketë një mbyllje të dytë.

18:30
Rama përgjigjet nga makina: Për momentin nuk parashikojmë një paketë të tretë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve nga makina e tij, duke përzgjedhur prej tyre dhe pronarë të bizneseve të vogla.

18:15
​Mjekët shpjegojnë se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse shfaqet kjo gjendje shëndetësore

A keni përjetuar ndonjëherë urtikaria? Ajo është një skuqje e lëkurës që kruhet shpesh dhe shkaktohet nga një reaksion alergjik. Komuniteti mjekësor e quan këtë gjendje skuqje hithre, rripa ose urtikarie.

18:14
Humbi 25 kg, Fifi i befason të gjithë me dekoltenë e hapur (FOTO)

Së fundmi ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo më kot.

18:08
​Votuan për të mbetur territor francez në shekullin 21, Macron i falënderon

“Jo” e pavarësisë mbizotëroi në referendumin e sotëm në Kaledonia e Re, arkipelagu francez në Paqësorin Jugor.

18:02
Zbulohet vendi ku Donald Trump u infektua me COVID-19

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për CNN se përhapja e infeksionit koronavirus midis zyrtarëve të lartë republikanë mund të ketë filluar në një tubim në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ku u njoftua emërimi i Amy Coney Barrett si gjykatëse pranë Gjykatës së Lartë.

18:02
Festat nuk ndalen, stuhia dhe koronavirusi nuk “trembin”, të rinjtë britanikë “tërbohen” në klubet e natës (Foto)

Stuhia Alex nga njëra anë dhe situata e krijuar nga virusi COVID-19, nuk ka ndaluar festat e përjavshme të të rinjve britanikë.

17:55
Mal i Zi/ 5 viktima dhe 193 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik Malazez raportoi se 193 pacientë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

17:48
Mjekët gjejnë larvat e krimbave brenda trurit të gruas australiane

Një 25-vjeçare australiane shkoi në një spital pasi përjetoi dhimbje koke për javë të tëra dhe u trondit kur zbuloi se kishte larva të shiritave që fshiheshin në trurin e saj.

17:44
Shiko Kush LUAN/ Lei Kraja e thotë TROÇ se me cilën moderatore shqiptare nuk do pranonte të bashkëpunonte!

Lei Kraja ishte të shtunën mbrëma e ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

17:42
Cili ishte mashkulli VIP që e ngacmon Diona Fonën? Këngëtarja na zbulon të reja në “Shiko Kush LUAN”

Diona Fona ka qenë një nga të ftuarat puntatën e dytë të spektalit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

17:42
VIDEO/ Immobile humb toruan, goditi me shpullë Vidal dhe la skuadrën me një lojtar më pak

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 supersfida mes Lacios dhe Interit.

17:34
Shuhet në moshën 92-vjeçare shkrimtari dhe regjisori i njohur durrsak Gjergj Vlashi

Shuhet në moshën 92-vjeçare një nga figurat më të shquara të artit dhe qytetarisë durrsake. 

17:33
Si quhet partneri i Anxhela Peristerit? Këngëtarja pranon lidhjen shumëvjeçare në “Shiko Kush LUAN”

Mbrëmjen e së shtunës e gjithë vëmendja është tek “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

17:28
“Sfida e imitimeve!” Gold AG përballë Anxhela Peristerit; ja cilët artistë shqiptarë imituan në “Shiko Kush LUAN”

Në puntatën e dytë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën dy nga të ftuarit ishin edhe dy këngëtarët e njohur Anxhela Peristeri dhe Gold AG.

17:27
Protesta në Gjermani kundër masave të reja antiCovid-19

Mijëra njerëz u mblodhën në Konstancë në kufirin me Zvicrën të dielën, kundër masave kufizuese për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndërsa ata organizuan një zinxhir njerëzor të shtunën, gjithashtu të pakënaqur me masat antiCovid-19.

17:24
Nga Tayna te Rina, Don Xhoni zgjedh vajzat repere më seksi në “Shiko Kush LUAN”

Don Xhoni ishte një ndër të ftuarit në puntatën e dytë të emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën, ku mundi t’i shpëtonte lojës së preferuar të publikut, “Paintball”.

17:23
Rusi, mbi 1 milion e 215 mijë të prekur nga Covid-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.215.001, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 21.358.

17:17
Pasdite kaotike në Olimpico/ Gola, kartonë të kuq dhe polemika, Interi ndalet nga armata laciale

Inter është ndalur këtë pasdite në Olimpico të Romës, ku përballë kishte Lacion e Simone Inzaghit.

17:15
Egjipti zbulon arkivole antike 2,500 vjet të vjetra

Egjipti zbuloi 59 arkivole antike që u përkisnin priftërinjve dhe nëpunësve, në një nekropol të gjerë në jug të Kajros.

17:04
Dëshmi eksplozive lidhur me Julian Assange

Që Julian Assange është spiunuar sistematikisht në ambasadën ekuadoriane, këtë e ka zbuluar që para një viti gazeta spanjolle “El Pais”. Por këtë javë dy dëshmitarë në seancat dëgjimore të esktradimit në Londër kanë bërë të ditura një sërë detajesh për përgjimin masiv të australianit në pohimet nën betim të anonimizuara për shkaqe sigurie dhe të lexuara nga avokatët e Assange në ditën e parafundit të seancës për ekstradimin.

16:58
​Kompania kanadeze zbulon pajisjen që detekton koronavirusin në ajër

Kompania nga Ontario, Control Energy Corp pretendon të ketë zhvilluar një teknologji që ndryshon lojën që mund të zbulojë grimcat e reja të koronavirusit në ajër.

16:51
Bylykbashi:Me votimin e kodit të ri zgjedhor, Rama po shkel marrëveshjen e 14 janarit

Dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, ai i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një konferencë për mediat në ambientet e PD-së kanë folur në lidhje me votimin e kodit të ri zgjedhor që pritet të bëhet këtë të hënë.

16:47
Tragjike/ Raftet e një supermarketi bien mbi njëri-tjetrin, ndërron jetë 21-vjeçarja (FOTO+VIDEO)

Raftet e një supermarket në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino, që shkaktoi vdekjen e një punonjëseje dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

16:38
Ministri kosovar i Shëndetësisë: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, tha se të dielën nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së pacientëve nga COVID-19.

16:36
Doli me Covid/ Pas Kobe Bryant, The Simpsons kanë parashikuar edhe “vdekjen” e Trump

“The Simpsons”, një prej serialeve të animuar më popullorë në botë, njihet gjithashtu edhe për parashikimet e frikshme që lidhen me ngjarjet që ndodhin në planetin tonë.

16:27
Infektimi i Presidentit Trump dhe shqetësimet mbi zgjedhjet

Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak “Walter Reed” si një “masë parandaluese”. Ai pritet të qëndrojë atje për disa ditë, pasi rezultoi pozitiv gjatë testimit për COVID-19. Diagnoza e tij ka ngritur shqetësime të mëtejshme në vend lidhur me zgjedhjet që po afrojnë.

16:21
Hakerët kinezë rrëmbejnë llogaritë e Facebook duke përdorur malwarin SilentFade

Një grup hakerësh kinez mashtroi miliona përdorues të Facebook-ut me sulme të sofistikuara malware.

16:19
Deputete e PD-së? Atletja e thotë troç: Ja çfarë ndodhi…

Para disa ditësh atletja Klodiana Shala tregoi në media se është propozuar nga baza e PD-së për të kandiduar si deputete në të gjithë qarqet.

16:17
India synon të sigurojë 500 milionë doza të vaksinës për koronavirus

India shpreson të marrë deri në 500 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në korrik të vitit të ardhshëm për rreth 250 milionë njerëz, tha të dielën ministri i Shëndetësisë Harsh Vardhan, derisa infeksionet në vendin e dytë më të prekur në botë, vazhdojnë të rriten.