Flasin familjarët e Klement Pepajt duke treguar momentet e fundit me djalin e tyre i cili rezulton i zhdukur së bashku me dy të rinj prej së shtunës në Malësi të Madhe.

Ata i kërkojnë policisë të gjejnë djalin një orë e më parë.

“Nga ora 04:00 e mëngjesit na erdhi policia dhe na pyeti për djalin. Nuk e dija se djali im nuk ishte në shtëpi.
Na e gjeni djalin një orë e më parë. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm të urdhërojë krehjen e zonës të dimë cfarë ka ndodhur. Nëse ka vdekur të paktën të kemi kufomën”, është shprehur babai i Klementit.

Babai thotë se sipas bisedave që ka dëgjuar në fshat djali i tij mund të jetë vrarë nga Danieli.

Edhe Daniel Pepa rezulton i zhdukur.

Top Channel