(Emri) Kamëz/ Punonjësi i policisë së burgjeve godet me tytën e pistoletës 39 vjeçarin

04/10/2020 21:31

Në mbrëmjen e të dielës në Paskuqan, të Kamzës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur një person.

Gjatë konfliktit, shtetati Lavdrim Mena, 49 vjeç ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetatin A.D, 39 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel