Në kohërat kur njerëzimi po thyhet dhe shkatërrohet në rrjedhën e jetës qëndron historia e çuditshme e njeriut që dëshiron të jetë i përjetshëm në vend që t’i nënshtrohet asgjësë.

Ka qënë mesazhi që ka përcjellë trupa teatrore shtetërore turke pjesëmarrëse me Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit bashkëkohor Skampa 2020. Libraria e përjetësisë u luajt në portën e kalasë së Elbasanit me një shfaqje që mbajti të mbërthyer publikun.

Festivali ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor mbahen në Elbasan në edicionin e tij të 22-të. Për herë të parë, pandemia ka detyruar artistët të luajnë në rrugë por tradita e festivalit nuk është ndërprerë.

Këtë vit politikat e kufijve mes shteteve reduktuan trupat teatrore të huaja, por nuk ulen cilësinë e këtij festivali.

Top Channel