Pa simptoma, por virusin e përhap/ Infekton 48 orë para se të të shfaqet temperatura dhe kolla nga Covid-19

04/10/2020 20:12

Mesi i tetorit pritet të sjellë rritje të numrit të të prekurve nga covid-19, kjo , shpjegojnë epidemiologët vjen si rezultat i fillimit të shkollave ,pra transmetimit të virusit ndërmjet nxënësve dhe përcjelljes së tij në familje.

Shqetësimi është më i vogël te fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve pasi  transmetimi nga të vegjlit tek të rriturit është në nivel fare të ulët .

Dhe nga ana tjetër fëmijët e vegjël  nuk manifestojnë simptoma të rënda  për faktin se kanë bërë  disa vaksina deri në moshën 5 vjeç dhe organizmi i tyre reagon menjëherë ndaj çdo virusi  shpjegojnë mjekët .Kujdes të shtuar duhet të kenë të rriturit pasi me uljen e temperaturave edhe virusi bëhet me agresiv.Sipas studimeve të kryera mbi virusin e covid 19 një person i cili ka rënë në kontakt me covid 19 por që ende nuk ka shfaqur simptoma mund të përhapë virusin  deri në 48 ore më parë se të ketë temperature kollë , marrje fryme apo simptoma të tjera që shkakton sars cov 2.Këtë e konfirmon edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Pasi shfaqen simptomat tek një person i infektuar me covid ai mund të vijojë të infektojë edhe 2 javë të tjera në vazhdim .Ndaj epidemiologët thonë se rritja e numrit të testimit zbulon asimptomatikët dhe frenon përhapjen  por nga ana  tjetër nuk duhet hequr vëmendja  nga karantinimi  si për rastet e dyshuara ashtu edhe për kontaktet e tyre .Përdorimi i maskës sipas studimeve të kryera  ka shumë rëndësi në ambiente të mbyllura  pasi përllogaritet që nga një e tështitur  spërklat mund  të shkojnë deri në 7 metër, ndërsa kur kollitemi deri në 6 metër .

Top Channel