Kodi i ri, Rama: Kemi 84 vota/ “Meta i mërzitur se do të humbë në 25 prill. Është kryetar i shtabit të opozitës”

04/10/2020 19:43

Edi Rama është i bindur se do i siguroje 84 votat e duhura për të ndryshuar kodin zgjedhor edhe pse opozita parlamentare  ka kërcënuar me bojkot.

Një ditë para miratimit në parlament të ligjit zgjedhor, Presidenti nuk i kurseu paralajmërimet ndaj Edi Ramës të cilit i kërkoi  të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, në të kundërt sipas kryetarit të shtetit shqiptarët do përgatiten për referendumin më të madh në 30 vite kundër asaj që Ilir Meta e cilësoi si sekt dhe bandë oligarkësh.

Parashikimet nuk mungojnë as për të ardhmen e tij.

Si kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama njoftoi nisjen e vlerësimit të deputetëve përmes një platforme online, ku anëtarësia  do votojë të preferuarin. Filtrit të bazës nuk do i shpëtojne as ministrat.

Rama sulmoi proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve të kundërshtarit politik duke e cilësuar si farsë, ndërsa injoroi kërkesën  e Lulzim Bashës për përballje  televizive.

 

Top Channel