Nga Tayna te Rina, Don Xhoni zgjedh vajzat repere më seksi në “Shiko Kush LUAN”

04/10/2020 17:24

Don Xhoni ishte një ndër të ftuarit në puntatën e dytë të emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën, ku mundi t’i shpëtonte lojës së preferuar të publikut, “Paintball”.

Mes shumë emrave të famshëm në tabelë ishin dhe vajzat repere mjaft të sukseshme, kështu Don Xhoni u vu në vështirësi shumë herë nga pyetjet pikante në lidhje me to.

Por sipas tij cila nga vajzat në tabelë është më seksi?

Mes Tayna-s, Melinda Ademit, Enca-s, Loredanës dhe Rina Balajt, reperi i njohur zgjodhi 3 vajzat e para si ato më seksi e ato që nuk i “goditi” ishin Rina dhe Loredana.

Top Channel