Emisioni “Shqipëria Live” bëri publik rastin, Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Mirushi është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë

04/10/2020 22:03

Para pak muajsh, në emisionin “Shqipëria Live”, u trajtua historia e 29-vjeçarit Mirush Baholli.

Në studio, nëna e tij Bukuria, rrëfeu se djali më 15 nëntor të 2018-ës i kishte rënë epilepsia gjatë orarit të punës dhe kësisoj i riu pësoi një dëmtim në tru.

Prindërit kishin mësuar për një ndërhyrje e cila kushtonte 30 mijë euro, por një familje e varfër si ajo e Bahollëve e kishte të vështirë ta realizonte. Imami Elvis Naçi pranoi asokohe, se fondacioni i tij do të mbulonte shpenzimet, ndërsa sot Mirushi është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Naçi, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: “❤️ Edhe nje fitore tjeter ❤️ Mirushi rikthehet nga Spanja ne gjirin e familjes i sheruar…
Faleminderit Zotit! Zoti ju begatofte me miresi te medha 🤲”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel