Shiko Kush LUAN/ Lei Kraja e thotë TROÇ se me cilën moderatore shqiptare nuk do pranonte të bashkëpunonte!

04/10/2020 17:44

Lei Kraja ishte të shtunën mbrëma e ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

E cilësuar gjithmonë si një ndër moderatoret më seksi të sportit, Lei si duket e paska pak “kompleks” të prezantuarit përkrah moderatores së njohur gjithashtu të sportit Vilma Mashës.

E pyetur në sfidën “Ndaje ose pije” se me cilën nga moderatoret e sportit nuk do prezantonte përkrah, Lei dha një përgjigje mjaft modeste dhe diplomatike duke thënë se me Vilmën nuk do pranonte të bashkëpunonte pasi është shumë profesioniste dhe do kishte “frikë” nga Vilma, por në kuptimin e mirë të fjalës.

Top Channel