I riu shqiptar tenton t’i rrëmbejë dhe shkrep pistoletën agjentit të policisë greke! E pëson rëndë…

05/10/2020 11:21

Një incident ka ndodhur gjatë arrestimit të një të riu shqiptar në Greqi.

Kamerat kanë kapur momentin kur arma e shërbimit të një polici të ndërhyrjes së shpejtë,shkrepet pa dashje, gjatë tentativës së një 21 vjeçari shqiptar për t’i rrëmbyer armën e atij që po e arrestonte.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Katerinit në Greqinë veriore, mbas një sherri banal në sheshin qendror të Katerinit.

Sipas policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në zonë për të verifikuar një ngjarje dhe gjatë operacionit iu kërkua dy shqiptarëve dhe një greku të pranishëm në incident të tregonin se ç’dinin për ngjarjen.

Grupi i të rinjve reagoi negativisht,çka i detyroi agjentët e policisë të kërkojnë shoqërimin e tyre në rajon.

21-vjeçari shtyu dhe goditi policinë dhe në përleshje tentoi t’i rrëmbente një agjenti të policisë armën e shërbimit.

Gjatë përplasjes,arma u shkreh gabimisht,duke shkaktuar panik.

Dy të rinjtë e tjerë  u arrestuan nën akuzat e tentativës për lirim të të arrestuarit, ndërsa ndaj 21 vjeçarit u ngritën akuza të rënda si tentativë vrasje, tentative arratisje etj, të cilat pritet ti kushtojnë atij shumë vite burg nëse gjykata e gjen atë fajtor.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel