E enjte, 11 Nëntor 2021
09:18
Ministrat e Jashtëm të Francës, Azerbajxhanit dhe Armenisë diskutojnë për Karabakun

Ministrat e Jashtëm të Francës, Azerbajxhanit dhe Armenisë u takuan të mërkurën në Paris për të diskutuar rreth rajonit të Karabakut të Azerbajxhanit jugperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:09
COVAX do të dërgojë vaksina në zonat e konfliktit

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në mes të kompanisë Johnson & Johnson dhe programit COVAX për shpërndarje të vaksinave kundër koronaviurusit në zonat e konfliktit.

09:08
Portugalia dhe Spanja “luajnë” kualifikimin, Maqedonia e Veriut do “play off”-in

Sfidave kualifikuese të Konfederatës së UEFA-s po iu vjen fundi dhe në Kontinentin e Vjetër skuadrat përfaqësuese vazhdojnë përgatitjet për javën përcaktuese sa u përket ndeshjeve në grupe për kampionatin e ardhshëm botëror që do të zhvillohet në Katar vitin tjetër, gjatë muajve nëntor – dhjetor.

09:07
Transportonte me autobus 9 emigrantë sirianë për t’i kaluar në Greqi, vihet në pranga 57-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi është kapur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Ceruje, duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm me autobus.

08:57
Pas rasteve pozitive me Delta Plus, IKShPK do të dërgojë në Gjermani edhe mostra të tjera për analizë

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur të mërkurën se nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 raste rezultojnë të kenë qenë të variantit Delta Plus.

08:37
Aksident i rëndë në Durrës, fugoni përplaset me trenin (Pamje nga vendngjarja)

Durrës – Një aksident i rëndë ka ndodhur në në rrugën Asti gogoli, Shkozet.

08:23
SHBA dhe Ukraina rikonfirmojnë partneritetin strategjik

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kanë nënshkruar një tekst të përditësuar për partneritet strategjik, që rikonfirmon se marrëdhënia në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës është e bazuar në vlerat e përbashkëta.

08:11
Von der Leyen: Sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë do të zgjerohen

Bashkimi Evropian do të zgjerojë sanksionet kundër Bjellorusisë javën që vjen. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas një takimi me Presidentin Joe Biden në Uashington, ku u trajtuan ndër të tjera çështje që lidhen me COVID-19 dhe klimën.

08:05
E fshehur në kontenierin me banane, si u kap 82 kg kokainë nga policia greke dhe DEA amerikane

Një zbulim i rëndësishëm i një ngarkese të madhe droge është bërë nga inspektorët doganorë të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike pas bashkëpunimit me Shërbimin Amerikan të Antidrogës (DEA) dhe departamentin e Antidrogës së Selanikut duke konfiskuar 82 kilogramë kokainë në një kontenier me banane nga Ekuadori.

07:42
Diell dhe temperatura deri në 23 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

07:23
Aksident i rëndë te kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, 2 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori” në Tiranë.

06:58
Shurupi i rigonit kundër kollës dhe acarimeve të fytit

Rigoni njihet si “Mrekullia e Malit” dhe është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit. Studimet kanë treguar se rigoni ka fuqi antioksiduese më të mëdha se vitamina E, frutat, perimet apo frutat e thata. Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.

06:32
Çfarë i bën stresi zemrës? Si ta shmangni dhe trajtoni

Stresi, depresioni, ankthi dhe probleme të tjera mendore, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë një studim i ri. Studimi 4-vjeçar analizoi intensitetin e shqetësimeve mendore mes 200 mijë individëve të shëndetshëm mbi moshën 45 vjeçare. Historiku familjar i këtyre individëve nuk përfshinte raste të sëmundjeve të zemrës.

06:16
Këto janë ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve

Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.

05:50
4 vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin. Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniat sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.

05:15
A ju duhen vërtetë 8 orë gjumë për trup të shëndetshëm? Njihuni me rezultatet e studimeve të fundit

Sa kohë duhet të shpenzoni në krevat? Ju duhet 6 orë gjumë, 7, 8 apo 10? Rekomandimi i përhershëm në lidhje me këtë çështje është fjatja e 8 orëve gjumë çdo natë. Në këtë mënyrë do të mund të çlodhni dhe mbroni trurin e trupin tuaj.

03:46
Austria sërish me shifra rekord infeksionesh

​Austria ka shënuar një rekord të ri të infeksioneve me koronavirus, duke regjistruar 11,400 raste të reja në 24 orët e fundit.

03:13
Kurti premton 100 milionë euro investime në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke i paraparë shqyrtimit të Projektligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural tha se përmes politikave afatgjate dhe shtim të buxhetit do të sigurojnë përkrahje për fermerët të cilët zhvillojnë aktivitete bujqësore në Kosovës.

02:44
Nga 70 mostra pozitive të dërguara për analizë në Gjermani, 12 raste dalin me variantin delta plus

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka pranuar rezultatet për mostrat e dërguara në dërgesën e pestë për sekuencionim përmes projektit ECDC në Eurofin Genomics, Gjermani.

02:20
BE do të zgjerojë sanksionet kundër Bjellorusisë

Bashkimi Evropian do të zgjasë sanksionet kundër Bjellorusisë javën e ardhshme, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden për të diskutuar COVID-19, klimën dhe çështjet e jashtme.

01:59
Shkon mbi 575 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 757 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit Johns Hopkins me 1 mijë e 693 viktimat gjatë 24 orëve të fundit numri total i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 shkoi në 575 mijë e 417.

01:40
Kroaci, arrestohet ish-ministri/ Ministri dhe 3 zyrtarë abuzuan me fondet e BE, me vlerë 2 mil euro

Policia kroate arrestoi të mërkurën një ish-ministër dhe tre persona të tjerë të dyshuar për mashtrim në lidhje me ndarjen e fondeve të BE-së.

01:21
Në SPAK zyrtarët e bashkisë Tropojë/ KLSH kallëzoi 9 punonjës të bashkisë Tropojë, abuzuan me tenderat

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në SPAK 9 funksionarë të Bashkisë Tropojë. Dyshohet se ata kanë abuzuar me tendera publik për rikostruksionin e një shkolle dhe rindërtimin e disa rrugëve rurale në këtë zonë.

00:59
Kallëzohet në SPAK kreu i AKU/ Skënderi u kallëzua nga KLSH për mos veprim ndaj “akulloreve të dëmshme”

Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Bledar Skënderi është paditur në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.

00:42
Shkarkohet nënkryetari i bashkisë/ Arbër Braho akuzoi Vangjush Dakon se vijon të drejtojë bashkinë Durrës

Është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të bashkisë së Durrësit Arbër Braho, djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho.

00:37
“Berisha s’ka firma për kuvendin”/ Të besuarit e Berishës mbyllën në zyrën e Palokës formularët për Kuvendin

Sali Berisha depozitoi në selinë blu përmes të besuarve të tij, 4 mijë e 200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 11 dhjetor. Formularët me nënshkrimet iu dorëzuan personalisht kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

00:12
Mesfushori i West Hamit nuk ia del, mungon ndaj Shqipërisë

Declan Rice nuk ia del që të riaftësohet në kohë për ndeshjet e fundit eliminatore me Shqipërinë dhe San Marinon. Mesfshori i “Tre Luanëve” ka braktisur grumbullimin dhe është kthyer tek West Hami për të vijuar me fazën e rikuperimit.

E mërkurë, 10 Nëntor 2021
23:56
Organizoi dhunën ndaj shoqes së skuadrës, arrestohet futbollistja e PSG-së

Një rast i rëndë kronike është regjistruar në Francë, pasi ish kampionia e Europës me Barcelonën , aktualisht pjesë e skuadrës së femrave të Paris Saint Germain, Kheira Hamraoui është dhunuar nga dy persona të maskuar.

23:33
Top Story/ Ish-drejtori i policisë: Ndragheta i ka lëshuar teritoret e kokainës shqiptarëve

Në një tjetër rast, në 15 Shtator të vitit 2017, Dritan Rexhepi së bashku me një trafikant ekuadorian kanë arritur të kalojnë rreth 740 kilogramë kokainë. Gjysma e ngarkesës ishte e Rexhepit ndërsa pjesa tjetër e partnerit nga Guayaquil. Në bisedat e përgjuara zbulohet se një oficer doganor kishte ngulmuar për kontrolle por në fund kontejneri ishte nisur për në Evropë me sukses.

23:24
Top Story/ “Kryetari” dhe “Traktori” vëllezërit që trafikuan mbi 200 mln euro kokainë

Një prej grupeve më të fuqishme të federuar në kartel është ai i vëllezërve Gerti dhe Edmond Marku, të njohur respektivisht me nofkat “kryetari” dhe “traktori”. Gerti Marku, për herë të parë në Itali është arrestuar në vitin 2008 për grabitje. Në vitin 2014 vëllezërit Marku u arrestuan si kokat e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

23:18
Top Story/ 90% e kontenjerëve nuk kontrollohen në skaner, si kalon kokaina në porte?

Për të kuptuar se si trafikantët ua hedhin autoriteteve, le të ndalemi tek metoda standarte e përpunimit të kontejnerëve. “Janë inkorporuar profilet e riskut dhe në castin që kontenjeri futet në procedurën e zhdoganimit apo tranzitimit profili i caktuar nxjerr se cfarë duhet bëjë autoriteti doganor mbi këtë mjet.

23:15
Top Story/ “Një mijë dollar për KG”/ Nga korruptimi i doganierëve tek transporti i kokainës, si operonte karteli Rexhepi

Përqendrohemi tek organizimi i kartelit të parë shqiptar. Tipar dallues me organizatat e tjera shqiptare është markimi i kokainës me emrin “Kompania Bello”, siç veprojnë edhe kartelet amerikano-latine. Marka “Bello” e ka zanafillën në një bisedë të përgjuar në Mars të vitit 2016 mes Dritan Rexhepit dhe një personi nga Vlora të quajtur Jorin Llambro. Ky i fundit, i thotë se duhet të dalin në treg me emrin e tyre që të njihen më mirë. Në dakordësi, vendosin që pakot me kokainë të shtypen me inicialet C.B- kompania Bello.

23:04
Top Story/ Zbulohet dosja Ekuadoriane e Dritan Rexhepit

Dritan Rexhepi ishte arrestuar nga ekuadorianët me identitetin Lulëzim Murataj. Ai kishte mundur të merrte një pasaportë të rregullt me emrin e një bashkëfshatari të tij nga Velça e Vlorës. Pasaporta kishte foton dhe shenjat e gishtërinjve të Rexhepit. Në procedimin penal në Ekuador, ai është regjistruar fillimisht me emrin Lulëzim Murataj.Kjo zbulohet në këtë dokument të siguruar nga Top Story. Bëhet fjalë për një proces në gjykatë ku Rexhepi kërkon rrëzimin e kërkesës së ekstradimit në Itali, teksa kishte shprehur dëshirën të ekstradohej në atdhe.

23:00
Top Story/ Vrasja e policit/ A po shkon Dritan Rexhepi drejt pafajësisë?

Kush është Dritan Rexhepi dhe çfarë e ka bërë atë një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia këto 20 vite.

22:57
Top Story/ Dokumenti i Prokurorisë italiane: Bandat shqiptare në nivelet e karteleve Amerikano-Latine

Për disa vite nuk u dëgjua më për Rexhepin. Ai, kishte kaluar oqeanin dhe ishte vendosur në Ekuador ku lidhet me kartelet më të fuqishme vendase, duke ngritur një linjë të sigurt trafiku kokaine drejt Evropës. Në materialet e Prokurorisë së Firences të siguruara nga Top Story, theksohet se shqiptarët bashkëpunojnë në nivele barazie si me kartelet amerikano-latine ashtu edhe me mafian italiane.

22:54
Top Story/ Pamje ekskluzive, momentet kur policia ndjek kamionin me 400 kg kokainë

Në 7 Maj të vitit 2021, në portin e Durrësit mbërrin një anije me kontejnerë që ishte nisur nga Santosi në Brazil. Mes qindra njësive të mallrave, njëra prej tyre ishte në monitorim.

22:40
Biden e konsideron prioritet adresimin e rritjes së inflacionit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të mërkurën se do të adresojë rritjen e çmimeve në Shtetet e Bashkuara.

22:33
Banorët ngrenë dolli për Dj PM dhe Sarën

Mbrëmja e sotme është organizuar nga Sense Resto-Longue.

22:30
I mbijetuari i masakrës së vitit 1988, banor i Ashraf 3, dëshmon në gjykatën e Durrësit

Ish i burgosuri politik iranian, Mohammad Zand, dëshmoi të mërkurën në gjyqin e Hamid Noury, i njohur si Abbassi, në Shqipëri.

22:25
Mesfushori i West Hamit nuk ia del, mungon ndaj Shqipërisë

Declan Rice nuk ia del që të riaftësohet në kohë për ndeshjet e fundit eliminatore me Shqipërinë dhe San Marinon.

22:24
Rikthimi i Berishës, Babaramo: Shanset janë për jo, por në Shqipëri kurrë mos thuaj kurrë

Gazetari Ilir Babaramo ka folur rreth situatës në Partinë Demokratike duke thënë se Sali Berisha nuk do ta marrë sërish postin si kryetar partie, por gjithcka mund të ndodhë.

22:04
“Do rikthehem si Kryeministër”, Duma: Do të doja të mos e kisha dëgjuar këtë deklaratë të Berishës

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur në emisioni “Open” rreth deklaratës së ish liderit të PD, Sali Berisha se do të kthehet sërish si kryeministër.

21:39
SHBA dhe Kina pajtohen që të punojnë së bashku për klimën

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë lëshuar një deklaratë të rrallë për media, duke u zotuar se do të punojnë së bashku në fushën e ndryshimeve klimatike.

21:20
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ Berisha dorëzon 4200 formularë në PD, Bardhi: Ka luajtur blof të madh, firmat s’janë mbledhur

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha këtë mbrëmje se Ish-kryeministri Sali Berisha ka luajtur një blof të madh dy muajt e fundit dhe se ¼ e firmave nuk është mbledhur, të mjaftueshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

21:15
Burri këput qëllimisht dy këmbët poshtë trenit për të përfituar sigurimet $2.5 milionë, thonë kompanitë (fotot)

Një gjykatë në Hungari ka vendosur sot se i akuzuari Sandor Cs. 54 vjeç, ka qëndruar qëllimisht në binarët e hekurudhës në vitin 2014 që treni të kalonte sipër këmbëve të tij.

21:03
Banorët do të shijojnë një darkë të gatuar nga @sense_resto_lounge

Sense Resto Longue ka menduar të organizojë një darkë vetëm për banorët.

20:36
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ Berisha dorëzon 4200 formularët në PD! Paloka: Po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të kuvendit, unë s’kam firmosur

4200 formularët e mbledhur janë dorëzuar sot në zyrën e kreu të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës në selinë e Partisë Demokratike, për t’u hapur ditën e mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm.

20:35
4 profecitë shokuese të ‘fëmijës gjeni’, të ‘kthyer nga Marsi’ për të shpëtuar tokën (fotot)

Të tjera pretendime sensacionale vijnë tashmë nga video virale e Boriska Kipriyanovich, nga Volgogradi i Rusisë, i cili pretendon se ka jetuar si marsian në Planetin e Kuq, para se të “rilindej” në tokë për të ndihmuar të shpëtojë racën njerëzore nga apokalipsi.

20:28
Tetë pako kanabis të fshehura në gomën rezervë/ Bie pranga 30-vjeçari

Mbi tetë kilogramë kanabis e ndarë në tetë pako është sekuestruar në Morinë dhe në pranga ka rënë një 30-vjeçar.

20:27
Vallja e krushqëve zgjon Dj PM

Prova e javës është goxha interesante për banorët.

20:25
Tërmeti ju prish shkollën,fëmijët mësim në lokale e shtëpi të braktisura

Fëmijët në Funarë të Librazhdit e zhvillojnë mësimin në ambiente të lokaleve dhe shtëpi të braktisura, që prej prishjes së shkollës nga tërmeti.

20:19
A janë firmat të besueshme?/ Berisha: Hajdeni verifikojini!

Njëri prej gazetarëve në sallën e konferencës së ish-kryeministrit Sali Berisha e pyeti nëse firmat janë të besueshme.

20:14
“Do rikthehem si kryeminstër”/ Berisha justifikohet: Ma kërkuan qytetarët dhe unë e pranoj

Sali Berisha ka deklaruar se do të kërkojë ndryshime në statut që e ndajnë kryetarin nga pozicioni i kryeministrit, por sot ka dalë me një tjetër qëndrim.

20:10
Çfarë ndodh nëse Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut? Ja si përgjigjet Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka theksuar se nëse kreu aktual i PD, Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut, vetëpërjashtohet nga Partia Demokratike.

20:03
Sali Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Mund të pijë kafe në livadhet e qeverisë

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se nuk bashkëpunon me askënd që është shpallur non grata nga SHBA.

19:59
“Sa me vëmendje po të shihte”/Beatrix i tregon Sarës për Dj Pm

Beatrix i tregon Sarës se si po e shihte Dj PM gjatë takimit me motrën e saj.

19:57
BE pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi më 16 nëntor

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në javën tjetër, përkatësisht më 16 nëntor, pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog.

19:50
Berisha: 4200 formularët depozitohen sot në Këshillin Kombëtar të PD-së e më pas në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp sot tha se 4200 formularët që mban mbi tavolinë do depozitohen në Këshillin Kombëtar të PD-së sonte dhe më pas në Kuvend gjatë seancës së radhës.

19:47
Ekspozitë me fotot e emigrimit/ “Ëndrrat që mbartim” ekspozita e fotografit Renuar Locaj

Një ekspozitë, e cila portretizon rrugëtimin e refugjatëve dhe migrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, duke dëshmuar qëndresën dhe aspiratat për të ardhmen e tyre.

19:47
Covid, shtohen rastet në shkolla/ Në të gjithë vendin ka klasa të mbyllura për shkak të infektimeve

Covid-19 ka shkaktuar shpërthime në shumë shkolla në vend, ndaj Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive u kërkuan drejtorëve të shkollave të respektojnë protokollet.

19:40
Marina ndërkombëtare vendoset në Gjirin e Guinesë në ndjekje të piratëve të detit (fotot)

Një forcë detare multi-nacionale ka nisur manovrat anti-pirateri në Gjirin e Guinesë, pika më e nxehtë e sulmeve pengmarrëse ndaj mjeteve të transportit detar në oqeanin Atlantik.

19:38
Kosova, 62 vite të hyjë në BE! Raporti për përmbushjen e kritereve që kërkon Bashkimi Europian

Kosovës llogaritet se i duhen edhe 62 vjet të tjera për t’i përmbushur kriteret e BE-së për anëtarësim, nëse ecën me hapat aktual.

19:37
Italia ofron nga dhjetori dozë përforcuese për personat 40-60 vjeç

Italia planifikon të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit për personave e moshave nga 40 deri në 60 vjeç, nga muaji dhjetor.

19:33
SHBA nuk bashkëpunon me Berishën/ Ambasadorja Yuri Kim: Nuk bisedojmë me të shpallurit non grata

Një PD me ish kryeministrin Sali Berisha në krye do ta fuste këtë parti në një raport të vështirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

19:32
Ftesë në 5 /“Më bënë pazar për vendin e 3-të”, këngëtarja akuzon Festivalin e Këngës: Mafia është art!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar këngëtari Mentor Haziri, i cili hodhi akuza mbi Festivalin e Këngës pas refuzimit që iu bë për të qenë pjesë e garës.

19:31
Ana dhe Mikela puthen në buzë/ Djemtë çohen për të lënë studion (Fotot)

Një puthje në buzë në prapaskenë mes Anës dhe Mikelës ka sjellë situatë të çuditshme në Për’Puthen këtë të mërkurë.

19:29
Shqiptari kapet me 476 kg kokainë/ Itali, droga në kamion me vlerë 45 milionë euro

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 38 vjeç pasi në kamionin e tij u gjet një sasi e madhe kokaine e pastër, 476 kilogram me vlerë 45 milionë euro.

19:10
Vitrina e librit/ Mashtruesit financiarë- Adrian Civici

‘Mashtrimi’ në përgjithësi por dhe ai financiar në vecanti, i kanë rrënjët thellë në histori.

19:09
Vitrina e librit/ Mutacionet (7 histori dhe një poezi) – Francis Kirps

Vëllimin ‘Mutacionet’, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore.

19:06
Me 66 mijë euro të padeklaruara në Durrës/ Arrestohen shoferi dhe një 50-vjeçar

Dy shoferët e autobusit janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi kishin fshehur 66040 euro të padeklaruara në tavanin e mjetit.

19:02
“Ai nuk ka çfarë të japë”/Arjola flet për Granitin

Graniti është një ndër banorët në nominim bashkë me Monikën,Sarën dhe Ilirin.

18:59
“Kapa babin duke tradhtuar mamin” rrëfimi i trishtë i Anës në Për’puthen (Fotot)

Konkurrentja e re e Për’puthen, Ana ka rrëfyer disa detaje të reja për jetën e saj personale.

18:58
‘T’i afrojmë pagat me të NATO-s’. Rama: 30% rritje për ushtarakët

Pasi çmoi dhe vlerësoi maksimalisht ushtarakët shqiptarë, Kryeministri Edi Rama duke prezantuar buxhetin 2022 për forcat e armatosura foli për rritjen e pagave me synimin final përafrimin me ato të vendeve të NATO-s.

18:49
“Vendi të mos jetë i goditshëm, por 100% i sigurt”, Rama zbulon bisedën me ministrin: Të rekrutojmë talent shqiptarë në botë

Në prezantimin e Buxhetit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama i ka vënë theksin kapacitetin mbrojtës të teknologjisë duke thënë se duhet të jetë 100% i sigurt.

18:47
BE pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi më 16 nëntor

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në javën tjetër, përkatësisht më 16 nëntor, pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog.

18:43
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 690 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Situatan në 24 orët e fundit, si vijon:

18:37
Rama për emergjencat civile: Që të jenë ëngjëll mbrojtës i qytetarëve, duhet t’i pajisim çdo vit me kapacitete logjistike cilësore

Gjatë prezantimit të ‘Buxhetit 2022’ për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama foli për emergjencat civile duke thënë se do të pajisin emergjencat civile me kapacitgete ligjore e teknologjike për tu bërë “ëngjëll mbrojtës i qytetarëve”.

18:29
“Duhet t’i lëmë kërcënimet!”/ Debat i fortë mes Alibeajt dhe Gjylametit në komision

Deputetja Blerina Gjylameti dhe Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në një debat të ashpër sot në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit.

18:29
Prova e javës për Beniadën dhe Einxhel i gjen duke pastruar

Prova e javës është goxha interesante për banorët.

18:27
Rama: Ushtria jonë nuk është më e fundit për pagat në NATO, në 2022 nisim një megaprojekt

Kryeministri Edi Rama një një takim me Forcat e Armatosura për të diskutuar mbi buxhetin 2022 për Ministrin e Mbrojtjes, tha se sot ushtria jonë nuk është më e fundit në NATO për nga pagat që marrin efektivët.

18:10
“Je i veçantë!”/ Kryeministri holandez mahnitet nga zyra e Ramës (Video)

Zyra e kryeministrit shqiptar Edi Rama e ka mahnitur homologun e tij holandez Mark Rutte.

18:02
Prova e javës / Iliri dhe Sabiani kërcejnë teksa po shtronin drekën

Prova e javës është goxha interesante për banorët.

18:01
“Oksid etileni” në akullore, KLSH kallëzon në SPAK drejtorin e përgjithshëm të AKU

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të AKU-së për shpërdorim detyre.

17:52
Komisioni Hetimor për 25 prillin/ Alibeaj: Asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje, drejtuesit do kallëzohen për shpërdorim detyre

Kreu i Komisionit Hetimor për 25 prillin, Enkelejd Alibeaj këtë të mërkurë deklaroi se asnjë institucion shtetëror që i është dërgur për kërkesë informacion për zgjedhjet nuk ka kthyer përgjigje.

17:39
Tempulli mahnitës i “Të gjitha besimeve” kombinon arkitekturën e të gjithë feve të Rusisë (fotogaleri)

Fotot e mëposhtme tregojnë një prej tempujve më të pazakontë në botë, i cili sipas krijuesve është ndërtuar ‘me urdhër të vetë Jezusit’.

17:37
Osmani paralajmëron Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe DASH për tendencat destabilizuese të Serbisë dhe prezencën e rrezikshme të Rusisë dhe Kinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA është takuar sot me zyrtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara si dhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17:34
Një zarf i bardhë në shtëpi

“Vëllai i Madh” i ka dërguar banorëve një zarf të bardhë.

17:34
Çfarë ka ndodhur? Alibeaj shfaqet me fashë në hundë dhe me maskë në Komisionin Hetimor: Ju kërkoj ndjesë…

Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj është shfaqur me fashë në hundë dhe me maskë në fytyrë gjatë mbledhjes të ditës së sotme.

17:26
Kurti flet për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17:24
Shkelën barazi në tendera, KLSH kallëzon në SPAK 9 funksionarë të bashkisë së Tropojës

9 funksionarë të bashkisë së Tropojës janë kallëzuar në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi akuzohet se kanë kryer shkelje të barazisë në tendera.

17:16
Paketa fiskale/ Braçe i ashpër në Komisionin e Ekonomisë: Fabrikat e qumështit janë në llum fiskal!

Ish zv.kryeministri, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale duke përmendur edhe fabrikat e qumështit që i konsideron si llum fiskal.

17:10
Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit

Arbër Braho, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho është shkarkuar nga detyra.

17:09
Sekuestrohen mbi 400 kg kokainë e pastër në Itali/ Në pranga pronari shqiptar i dy kompanive

Policia italiane ka arritur të sekuestrojë mbi 400 kilogramë  kokainë të pastër në Arezzo, ku në pranga u vu një shqiptar, banues në Itali dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.

17:09
Sara dhe Dj PM lahen së bashku në dush

Marrëdhënia mes dyshes po forcohet çdo ditë e më shumë teksa të dy kanë pranuar se kanë kimi me njëri-tjetrin.

17:07
Ish-ministri i Financave: Ushtarët fantazmë hodhën në erë luftën kundër talibanëve në Afganistan

Ish-ministri i financave i Afganistanit ka fajësuar për rënien e qeverisë zyrtarët e korruptuar të cilët sipas tij arritën të shpikin “ushtarë fantazmë”, duke marrë para edhe nga talibanët.

17:07
Gruas i bien të fikët nga rrahjet brutale të kamzhikut, në dënimin publik për seks jashtëmartesor (fotot)

Gruaja që po rrihej me thupër bambuje për shkelje të ligjeve radikale të Indonezisë kundër tradhtisë bashkëshortore, ra përtokë në agoni.

16:55
Merkel thirrje Putinit të ndërhyjë në krizën kufitare të Bjellorusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërhyjë në krizën e migracionit në kufirin Bjellorusi-Poloni.

16:44
Rama dhe Mark Rutte vizitojnë Piramidën: Do të përpiqemi të organizojmë javën holandeze vitin tjetër

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Holandës Mark Rutte vizituan kantierin e Piramidës, ku po ndërtohet qendra e teknologjisë digjitale më e madhe në rajon në bashkëpunim me studion e famshme holandeze MVRDV.

16:39
Ja sa buxhet kanë përfituar banorët për ditët në vazhdim

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm banorëve i është komunikuar buxheti i provës javore.

16:36
“Nuk është han këtu”/ Nevrikoset keq Shalsi, ndërpret mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë sapo flet Braçe

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka vendosur të ndërpresë mbledhjen pasi deputetët vazhdimisht ndërhynin duke folur pa mikrofon.