Një rast i rëndë kronike është regjistruar në Francë, pasi ish kampionia e Europës me Barcelonën , aktualisht pjesë e skuadrës së femrave të Paris Saint Germain, Kheira Hamraoui është dhunuar nga dy persona të maskuar.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar, teksa futbollistja ishte duke u kthyer në shtëpi bashkë me shoqen e skuadrës, Aminata Diallo, por dy persona të maskuar e kanë dhunuar, duke e goditur me shqelma nga këmbët.

Megjithatë interesant është fakti se pas një hetimi të shpejtë, policia franceze vuri në pranga pikërisht shoqen e Hamraoui, Aminata Diallo, pasi akuzohet se pikërisht ajo ka organizuar edhe sulmin e dhunshëm, pasi ndihej xheloze për rolin e saj në ekip.

Edhe vetë klubi i PSG-së ka pranuar se Diallo është në burg tashmë, në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes, teksa ka shtuar se dënon me forcë çdo lloj shfaqjeje të dhunës.

Top Channel