Kallëzohet në SPAK kreu i AKU/ Skënderi u kallëzua nga KLSH për mos veprim ndaj “akulloreve të dëmshme”
11/11/2021 00:59
Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Bledar Skënderi është paditur në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.
Kontrolli i Lartë i Shtetit sqaroi se kallëzimi erdhi pas kontrollit të ushtruar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, pas alarmit të ngritur nga Bashkimi Europian për disa lloje akulloresh që kishin përbërës të rezikshëm për shëndetin.
Sipas KLSH-së drejtori i AKU nuk mori asnjë masë, nuk kreu inspektime, nuk bllokoi këto produkte dhe nuk i tërhoqi nga tregu akulloret e rrezikshme.
Bledar Skënderi përpara se të merrte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbante postin e anëtarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Top Channel