Kosovës llogaritet se i duhen edhe 62 vjet të tjera për t’i përmbushur kriteret e BE-së për anëtarësim, nëse ecën me hapat aktual.

Kështu ka vlerësuar raporti i institutit EPIK, drejtori i së cilës, Demush Shasha ka vlerësuar se me hapa më të shpejtë po ecin të gjitha vendet e tjera të rajonit, përjashtim Bosnje Hercegovinën që gjendet mbrapa Kosovës.

Por, me raportin e fundit të progresit nuk u pajtua zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se i njëjti ka pasaktësi, pasi nuk ka përfshirë disa vendime të qeverisë të marra mes periudhës qershor- tetor 2021.

Derisa ambasadori i BE-së në Kosovë ishte i qartë duke thënë se nuk ka rrugë të shpejtë drejtë BE-së dhe se me patjetër duhen bërë reformat për sundim të ligjit dhe luftim të krimit të organizuar.

Tomas Szunyog: “Vettingu duhet të konsiderohet si një masë e jashtëzakonshme vetëm kur t’i shfrytëzojmë mekanizmat e tjera. Lufta kundër krimit të organizuar ka pasur progres të limituar, duhet bërë përpjekje për të ardhur deri te konfiskimi i aseteve. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën kur ka përkushtim për të bërë progres. Qeveria e ka një shumicë në Kuvend dhe një bazë për reforma afatgjate dhe afatmesme”.

Sundimi i  ligjit, arsimi, shkenca dhe mjedisi janë fushatat që notohet më së dobëti Kosova sipas raportit të përpiluar nga EPIK.

Top Channel