Një ekspozitë, e cila portretizon rrugëtimin e refugjatëve dhe migrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, duke dëshmuar qëndresën dhe aspiratat për të ardhmen e tyre.

“Endrrat që mbartim”, nëpërmjet këtyre fotografive të realizuara nga Renuar Locaj paraqesin gjendjen emocionale të këtyre subjekteve të objektivit, përgjatë rrugëtimit të tyre drejt “tokës së premtuar”.

Fotografitë janë një himn. Portretet e familjarëve këtu shpërfaqin një dramë të tejskajshme njerëzore. Rrugëtimi i tyre është i mundimshëm, por më shumë e mundimshme edhe pikëpyetja për të ardhmen që i pret.

Për të realizuar këto foto Renuar ka pasur udhëtime të shpeshta kryesisht drejt pikës kufitare të Kapshticës.

Kjo ekspozite organizohet nga Caritas dhe UNHCR, kuruar nga Otsen Gripshi.

Top Channel