Çfarë ka ndodhur? Alibeaj shfaqet me fashë në hundë dhe me maskë në Komisionin Hetimor: Ju kërkoj ndjesë…

10/11/2021 17:34

Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj është shfaqur me fashë në hundë dhe me maskë në fytyrë gjatë mbledhjes të ditës së sotme.

Alibeaj kërkoi ndjesë dhe bëri thirrjen që të gjithë të vaksinohen për tu mbrojtur ndaj Covid-19. Por nuk dha asnjë detaj për arsyen përse mbante maskën dhe kishte fashën në hundë.

“Unë ju kërkoj ndjesë që do ta zhvilloj mbledhjen duke përdorur maskën. Kushdo që na sheh e na dëgjon të marrë masat për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19 dhe pse jo, vaksinohuni të gjithë, ruani veten dhe bëhuni shembull për ata që ju rrethojnë”, tha Alibeaj duke shtuar se deputetët që nuk janë të pranishëm mund të jenë bllokuar në trafik dhe do t’i bashkohen sa më shpejt mbledhjes së Komisionit Hetimor.

Top Channel