‘Mashtrimi’ në përgjithësi por dhe ai financiar në vecanti, i kanë rrënjët thellë në histori.

Ai ka evoluar, është rigjeneruar, është veshur në mënyrë më të rafinuar, është maskuar më mirë, ka ndërtuar sisteme e skema më intelegjente, ka shfrytëzuar cdo mjet e dobësi të ligjit, individit apo të shoqërisë.

Megjithëse lista e ‘mashtruesve’ të mëdhenj të konsideruar ‘gjenialë’ në llojin e tyre është e gjatë, përsëri të krijon përshtypjen e një historie pa mbarim, e një historie që duket sikur askush nuk do ta mësojë apo të mësojë prej saj…!

Gjithmonë gjenden njerëz, institucione apo dhe shoqëri të tjera, të gatshme për t’u bërë pjesë e këtyre skemave mashtruese financiare. Joshja për të fituar sa më shumë, sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt është mikrob që me sa duket, gjendet në mendjen e cdo njeriu dhe mekanizmave të funksionimit të cdo shoqërie.

Qëllimi i këtij libri nuk është rendja ndaj ‘shkëlqimit’ apo ‘gjenialitetit’ të këtyre personazheve e skemave të tyre, as thjesht kurioziteti për të evidentuar individë e histori të këndshme mashtrimi e suksesi financiar. Synimi kryesor i tij është rritja e edukimit dhe njohurive financiare e monetare, e ndërgjegjsimit të gjithkujt kundrejt ofertave joshëse e përfshirjes në skema të ndryshme mashtruese financiare.

Historia e këtyre mashtrimeve na mëson se shkaku kryesor i rënies viktimë e tyre është dhe mungesa e njohurive bazë në sferën financiare e monetare. Për mbrojtjen ndaj tyre, kërkohet dhe njohje sa më e gjerë dhe sa më e plotë e këtyre mënyrave apo skemave financiare, fillimisht mjaft joshëse por në thelb mashtruese e shkatërruese, sidomos për naivët apo të painformuarit.

 

Detaje të librit

Titulli: Mashtruesit financiarë

Autor: Adrian Civici

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

Cmimi: 1200 l

Viti: 2021

Top Channel