E enjte, 11 Shkurt 2021
15:51
Aksident në Korçë/ Makina përplaset me kamionin

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim në aksin rrugor Zemblak-Goricë.

15:44
Efektet e pandemisë, 280 mln euro më pak të ardhura në buxhet për 2020

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për vitin 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale, në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave.

15:39
Produktet që duhet të përdorni për një mëlçi të shëndetshme

Mëlçia është organ që ripërtërihet shumë shpejt, mjafton të dimë cilat të produkte të përdorim dhe cilat jo, thotë herbalisti.

15:36
Inflacioni po tregon krizën/ Shqiptarët po shpenzojnë shumë pak, në kufi të mbijetesës

Norma e inflacionit prej 0.4% që u regjistrua në janar është një tregues mjaft shqetësues për ekonominë. 

15:30
Adoleshentët grabitës/ Filmohen ndërsa tentojnë të thyejnë një dyqan, një farmaci dhe një bankomat

Tre të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç, në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, rreth orës 1 pas mesnatës së të mërkurës, kanë tentuar të vjedhin me kaçavidë një bankomat të një banke privatë në Tiranë, por nuk kanë mundur dot për shkak se janë kapur nga patrullat e policisë.

15:26
Gjobë për ceremoninë e Metës/ Gjobitet ish deputeti i LSI në Maliq dhe dy lokale për mitingjet e PD në Divjakë

Takimet elektorale në shkelje të masave anticovid të lëvizjes socialiste për integrim janë monitoruar nga policia. Një ditë më parë ndodhi edhe një përplasje verbale mes policisë dhe drejtueses së LSI Monika Kryemadhi.

15:23
Ikin nga LSI tek PS/ Veliaj u jep kartën e anëtarësisë socialiste

Erion Veliaj drejtues politik I PS për qarkun e Tiranës është takuar në njësinë 8 me 70 anëtarë të LSI-s që iu bashkuan socialistëve duke marrë kartën e anëtarësimit të PS.

15:20
Mikesha e modeles së vetëvrarë fajëson urrejtjen, ngacmimet në rrjetet sociale: Brutale të jetosh në botën e futbollit (fotot)

Mikesha e modeles tragjike Kasia Lenhardt, e dashura e futbolistit Jerome Boateng e cila vrau veten dy ditë më parë, tha sot se ajo u shty drejt vdekjes nga komentet e urrejtjes në rrjetet sociale.

15:20
Përmbytje nga veriu në jug/ Probleme në Vlorë, Durrës, Fier, Elbasan, Lushnje dhe Lezhë

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë përmbytur disa lagje. Zona e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi ishin nën ujë këtë mëngjes dhe vijon puna për largimin e tij

15:19
Masat anti Covid/ Kontrolle në rrugë, automjete, autobuzë dhe linja urbane, gjobiten 1647 qytetarë

Rritja e të infektuarve me koronavirus është shoqëruar dhe shtimin e kontrolleve nga policia në të gjithë vendin për respektimin e masave anti Covid.

15:17
Ekskluzive/ Programi i mandatit të tretë. Synimet e PS në ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi dhe infrastrukturë

Socialistët e kanë gati draftin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhme të cilit kryeministri Edi Rama po i jep dorën e fundit duke u konsultuar me ministrat.

15:15
Yuri Kim: SPAK po funksionon! Shqipëria ka shumë potencial për investimet e SHBA

Pak orë pasi gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuntorët e saj provuan ftohtësinë e prangave të SPAK, ambasdadorja amerikane Yuri Kim nga Durrësi, nuk hezitoi  ta vlerësojë këtë zhvillim, si një përgjigje për skeptitët e drejtësisë së re.

15:14
Përmirësohet moti por Durrësi vazhdon të jetë i përmbytur

Disa akse rrugore në qytetin bregdetar vijojnë të jenë problematike për këmbësorët dhe automjetet.

15:13
Kishin bërë gati një tjetër lirim! Arrestohet gjyqtarja e Krujës/ Lironin të burgosurit, në pranga edhe kancelari, krye-sekretarja dhe një avokat

E  kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm , Enkelejda Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.

15:01
KQZ apel partive politike: Mos afishoni materiale propagandistike para fushatës

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje partive politike që të mos nisin para kohe fushatën e tyre elektorale.

14:59
Dhi me qira për takimet në Zoom/ Biznesi bëhet një ‘hit’ për fermën britanike

Nisi si një shaka në fillim të izolimit, por Dot McCarthy nga ferma Cronkshaw Fold, e ka bërë biznesin e saj të suksesshëm duke dhënë me qira dhitë e saj për t’u shfaqur në telefonata në Zoom.

14:54
NATO njofton hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

NATO-ja ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.

14:51
Skavica, BE “xhelozi” për SHBA/ Yuri Kim: Shqipëri potencial të madh investimi nga SHBA

Në një kohë ku nënshkrimi i marrëveshjes nga qeveria shqiptare dhe ajo amerikane  për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ka ngjallur pakënaqësi në Bashkimin Evropian, së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

14:45
Dërgoi sondën në planetin e kuq/ Nëse hyn në Emirate, vulë marsiane në pasaportë

Nëse viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, këto kohë, do të marrësh një vulë marsiane në pasaportë, kjo pasi sonda Hope e vendit, u ndal me sukses në orbitën e planetit të kuq.

14:39
Shkodra “nën” ujë, Buna del nga shtrati! Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve (FOTO)

Si pasojë e reshjeve intensive gjatë orëve të fundit dhe shkarkimit nga kaskada e lumit Drin, harta e përmbytjes në zonën e nënShkodrës është zgjeruar ndjeshëm.

14:38
Moska përgatitet për “apokalips bore”/ Zhvendoset bisha nga lindja, pritet rekord reshjesh

Moska po përgatitet për reshje rekord bore gjatë fundjavës ndërsa moti pritet të sjellë një apokalips dëbore në kryeqytetin rus.

14:29
Shitet Ferma në Nevada/ Ka akses direkt në bazën ushtarake sekrete ‘Area 51’

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të blini një fermë që ju lejon të keni akses në bazën ushtarake top-secret, Area 51? Nëse po, kjo është mundësia juaj, pavarësisht se do t’ju kushtojë jo pak.

14:25
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, reagon Rama: Uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë

Pas arrestimit të gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, vjen reagimi i Kryeministrit Rama.

14:19
Shtyu izolimin deri në mars/ Merkel jep shpjegime para deputetëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë para deputetëve në Bundestag për të shpjeguar vendimin për zgjatjen e masave kufizuese anti Covid deri më 7 mars, një ditë pas takimit të saj me drejtuesit e landeve në vend.

14:14
Shuhet “mbreti” i pornos/ Larry Flynt ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare (FOTO)

Manjati amerikan i pornos, Larry Flynt, i njohur si botuesi i revistës Hustler, u nda nga jeta në Los Angeles të mërkurën në moshën 78 vjec.

14:08
Rëndohet situata në Mal të Zi/ Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit

Muaji shkurt në Mal të Zi vazhdon të shënojë rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus, shtimit të numrit të pacientëve në spitale por edhe rasteve të vdekjeve. 

14:05
Reshje intensive në Elbasan, përmbyten tokat bujqësore

55 milimetra ka qenë intensiteti i gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Qarkun e Elbasanit, ku nuk mungojnë problemet për shkak të përmbytjeve.

14:02
Covid-19, lehtësohen masat në Kosovë/ Hiqet ora policore, studentët rikthehen në universitete

Qeveria e Kosovë po zhvillon një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.

14:01
Imunizimi i Ballkanit/ DW: Ka nisur në rajon turizmi i vaksinimit

Ndërsa bota po bën përpjekje për të vaksinuar popullatat, rajoni i Ballkanit është dukshëm pas pjesës tjetër të Evropës, me vetëm dy vende të tij që e kanë nisur tashmë vaksinimin.

13:58
Përroi i Karbunarës del nga shtrati, përmbyt tokat përreth! Pula ‘noton’ në ujë

Përroi i Karbunarës  ose siç njihet në Lushnje, Lunja e Karbunarës ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm duke përmbytur oborret dhe rrugët e disa lagjeve.

13:58
Britney Spears do të publikojë një dokumentar për jetën e saj

 Thuhet se këngëtarja ka nisur punën me një producente, për të publikuar dokumentarin e jetës së saj.

13:51
Gjimnazet sot u mbyllën/ Mësimi do të zhvillohet on line për dy javë

Sot në mëngjes asnjë gjimnaz në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit nuk është hapur.

13:47
Rëndohet situata e reshjeve në Shkodër, Forcat e Armatosura nisin evakuimet

Reshjet e dendura kanë sjellë edhe përkeqësim të situatës së përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës.

13:45
Yuri Kim: Në fund të ditës së sotme… jam në bisedime për diçka shumë të rëndësishme për një emër tjetër

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është pyetur nga gazetarët për pastrimin e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo edhe një herë ka përsëritur apelin e mëparshëm duke thënë se kjo gjë nuk kërkohet nga SHBA por listat e pastra pa kandidatë të inkriminuar i meriton populli shqiptar.

13:40
Yuri Kim në Durrës: Tre prioritete kryesore të një vendi janë demokracia, mbrojta dhe biznesi

Duke folur për gazetarët Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nga Durrësi, është ndalur tek tre prioritet e një vendi demokratik.

13:36
I burgosuri Dritan Dajti po kurohet nga Covid-19/ Blindohet “spitali”, dyshohet për plan arratisje

Siç thonë burime të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, ka një plan masash të shtuara veçanërisht në brendësi të spitalit të burgut në Tiranë, për shkak të një informacioni zyrtar të delegur policisë së shtetit nga drejtoria e burgjeve, menjëherë mbas transferimit të të dënuarit Dritan Dajti, nga burgu i Peqinit në Spitalin e burgut në Tiranë, për shkak të simptomave si i sëmurë dhe i prekur nga Covid.

13:30
Arrestimi i gjyqtares së Krujës, reagon Yuri Kim: SPAK po funksionon dhe do funksionojë…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me aksionin e SPAK ditën e sotme në Krujë, ku janë arrestuar 10 persona pasi akuzohen se me anë të skemave korruptive, ulnin dënimin e të dënuarve, madje edhe lironin shumë të akuzuar për vepra të rëndë kriminale.

13:20
Cardi B lejoi vajzën e saj 2-vjeçare t’i bëjë make up-in dhe rezultati është një rrëmujë e vërtetë (Foto)

Fytyra e këngëtares dukej një rrëmujë e madhe pasi vajza përdori produktet kozmetike në sy dhe më pas kudo në fytyrë.

13:19
Tenton t’i largohet policisë, hedh qesen me kanabis nga dritarja makinës, por më pas…

Janë vënë në pranga 3 shtetas në Shkodër, për vepra të ndryshme penale.

13:12
Denaj me bizneset gjermane: Qeveria ofroi ndihmë të menjëhershme për sipërmarrjen gjatë pandemisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin virtual me temë “Reflektim dhe diskutim mbi situatën aktuale të biznesit”, organizuar nga DIHA, ku ishin prezent edhe Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

12:59
Rrëshqitje dherash/ ‘Ndahet në gjysmë’ shtylla e tensionit, mbetet pa energji elektrike zona e Farkës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se si pasojë e reshjeve të shiut që ka shkaktuar rrëshqitje të dherave, një pemë është rrëzuar mbi linjën ABC në zonën pranë banesave sociale duke shkaktuar dhe thyerjen e shtyllës.

12:55
Varianti britanik i virusit/ Në kurs për “të pushtuar” gjithë botën

Varianti i koronavirusit që është zbuluar në Kent, mund të bëhet dominues në të gjithë botën shumë shpejt.

12:51
Shtimi i infektimeve, policia ‘nuk fal’ askënd pa maskë në Lezhë

Rritja e rasteve me covid-19 në vendin tonë ka bërë që policia e Lezhës të shtojë kontrollet në rrugët e qytetit.

12:49
Shkodër/ I mitur qëlloi për vdekje motrën 12-vjeçare! Arrestohet xhaxhi i tyre, pronar i armës pa leje

SHKODËR- Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë një Shkodër, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

12:47
Kushi- drejtuesve të zyrave arsimore: Angazhim maksimal për monitorimin e mësimit, shtoni vigjilencën për respektimin e rregullave anti-COVID

Mëngjesin e sotëm, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim “online” me drejtuesit e zyrave vendore arsimore që janë pjesë e zonave me risk të lartë dhe tek të cilat shkollat e mesme do të zhvillojnë mësim “online” për një periudhë dy javore.

12:44
​Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh

Qytetarët e Mitrovicës nuk i pengoi moti me shi për të qenë të pranishëm në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Sheshi i qytetit u mbush me mitrovicas të cilit po e prisnin kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtrueses e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani.

12:39
Gjobitet ish-deputeti i LSI-së/ 5 mln lekë Endrit Brahimllarit për mitingun në Maliq

Takimet elektorale në shkelje të masave anti Covid të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë monitoruar nga policia.

12:27
SHBA thirrje Turqisë/ Të heqë dorë nga armatimi rus

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes raketore.

12:26
Grabitje me armë në Roskovec/ Ngjarja në një mobileri, plagoset një person

Për herë të dytë, një mobileri në Roskovec është tentuar të grabitet me dhunë.

12:25
​Japoni: Më shumë se 1.000 kompani falimentojnë për shkak të koronavirusit

Në Japoni, për shkak të pasojave të krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit koronar, më shumë se një mijë kompani falimentuan brenda një viti, sipas hulumtimit të kryer nga kompania “Teikoku databank”.

12:22
Arrestimet në Gjykatën e Krujës! Përgjimet nga SPAK zbuluan edhe korrupsionin në QSUT pezullohen nga detyra mjeku dhe një infermier

Nga hetimet e kryera nga SPAK për arrestimin e 10 personave të cilët akuzohen se me skema korruptive ulnin vitet dhe lironin të dënuarit, është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e Sigurisë ndaj shtetasve:

12:18
Rreziku në Currila/ Durrës, rrëshqitjet e dheut vazhdojnë

Zona e Currilave në Durrës po përballet vazhdimisht me rrëshqitje dherash që shkëputen nga shpatet e kodrës dhe përfundojnë mbi rrugë e biznese. 

12:13
OBSH ndez dritën jeshile/ Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid 19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit.

12:12
Rekomandimi në SHBA/ Dy maska mbrojnë më mirë kundër Covid-it

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  në SHBA thotë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër Covid 19 se sa përdorimi i një maske të vetme.

12:11
Video tronditëse në Senat/ Demokratët i paraqesin si prova për fajësinë e Trump

Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuseve në rolin e prokurorëve treguan video të reja tronditëse të kamerave të sigurisë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

12:08
Pas skandalit të Tires, reduktohet ushqimi nga familjarët për pacientët te Covid 1

Pas skandalit në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre, Spitali Invektiv Covid1, ka vendosur të reduktojë ushqimet që familjarët e pacientëve të infektuar me koronavirus sjellin për të afërmit e tyre.

12:04
Berat/ Prodhonte dhe mbante armë lufte, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një qytetar nga Berati ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 2 muaj burg për prodhimin e municioneve luftarake.

12:02
Rruga e Nartës e përmbytur nga uji, Laguna po mbushet me mbetje

Edhe rruga që të çon në fshatin Nartë është nën pushtetin e ujit , për te shkuar në këtë fshat duhen makina të larta pasi niveli i ujit në rrugë është i larte.

12:00
Organizoi ceremoninë ku Presidenti Meta dekoroi një arkeolog, gjobitet drejtuesi i një shoqate në Durrës

DURRËS- Avdulla Deliallisi, drejtues i shoqatës ”Durrësi autokton” është ndëshkuar me 5 milionë lekë gjobë për shkak se akuzohet për thyerje të masave anti covid duke lejuar që të organizohet një ceremoni festive.

11:57
Plagosën rëndë me mjet të fortë fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Has

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetasit (babë e bir) të cilët gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosën fqinjin e tyre me mjet të fortë.

11:49
“Vendose maskën, mbaje mirë”/ Policia “zbarkon” në autobusë, gjobiten qindra qytetarë (Video)

Në kuadër të zbatimit të masave anti-Covid, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik.

11:41
Niveli i ujit ka arritur në mbi 1 metër, banorët e lagjes Zadrimë: Në disa shtëpi ka hyrë uji brenda

Njësia Administrative e Dajçit është padyshim zona më e dëmtuar nga përmbytjet në Shkodër.

11:35
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, SPAK njoftim zyrtarë: Kush janë 10 të arrestuarit…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

11:25
“Shkërmoqet” LSI tek Njësia 8, 70 anëtarë të saj kalojnë me PS: Jemi rikthyer në shtëpi!

Pas 13 degëve në Kombinat, shkërmoqet një tjetër degë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë.

11:22
Rrahën me grushte shefin e ekipit të OSHEE-së, arrestohen dy të rinjtë në Poliçan

Policia e Poliçanit ka arrestuar B. K., 29 vjeç dhe T. K., 26 vjeç.

11:20
Shi i rrëmbyeshëm, përmbyten disa rrugë në Lushnje

Disa rrugë në qytet dhe në fshatrat e Lushnjes janë përmbytu si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

11:13
Shkëlqen sërish Beyonce/ Pozon me veshjet e reja të koleksionit Adidas

Beyonce tërhoqi vëmendjen sërish me body-n lateks që i nxjerr në pah linjat.

11:01
Mbretëria e Bashkuar: Të gjitha pushimet mund të anulohen për vitin 2021

Rezervimi për çdo lloj udhëtimi veror u bë një bast edhe më i madh për miliona britanikë pasi qeveria paralajmëroi se ato mund të anuloheshin derisa të përfundojnë vaksinimet.

10:57
Reshjet e shiut në Berat/ Rrugët nën ‘pushtetin’ e ujit, shiu mbulon edhe trotuaret

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit edhe qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rruge në qytet. I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka depërtuar në rrugë, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

10:51
PD aktivitete politike në kundërshtim me masat anticovid! Gjobiten me nga 1 mln lekë dy lokalet në Divjakë

Divjakë- Dy administratorë biznesesh janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë pasi kanë lejuar të organizojnë aktivitetet politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

10:43
Durrës/ Organizoi aktivitetin në kundërshtim me masat anti Covid, 5 milion lekë gjobë për përfaqësuesin e shoqatës

Një përfaqësues shoqate në Durrës është gjobitur pasi gjatë kontrollit të policë u kap duke organizuar takim në kundërshtim me masat anti Covid.

10:41
Maliq/ LSI gjobitet me 50 milionë lekë (të vjetra)! Thyen masat antiCovid në takim politik

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari është gjobitur me 5 mln lekë pasi ka organizuar një aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-COVID.

10:29
Reshje të dendura në të gjithë vendin, ARRSH jep njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë një njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve rrugore, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vend.

10:26
SPAK ‘zbarkon’ në Krujë! Arrestohet gjyqtarja që të ‘lironte’ nga burgu, Enkelejda Hoxha! Në pranga sekretarja, avokati dhe dhjetra të tjerë

KRUJË- Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar ditën e sotme për llogari të SPAK. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ishte në procedim nga ILD për t’u shkarkuar .

10:24
Vazhdojnë ndëshkimet për Rita Orën për shkeljen e masave anti covid/ Përjashtohet nga juria e “The Masked Singer”

Rita Ora thuhet se nuk do të jetë më në panelin gjykues të “The Masked Singer”, pas thyerjes së rregullave për COVID-19.

10:20
Moti i keq/ Përmbyten 300 ha tokë bujqësore në Lezhë, rrëshqitje dherash në rrugën Rrëshen-Bukmirë

Moti i keq ka “pushtuar” Shqipërinë. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të dobëta kanë përfshirë edhe Lezhën gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.

10:15
Grabitje në Fier! Autorët pikasen nga pronari, mbetet i plagosur me armë kushëriri i tij!

Roskovec – Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Roskovec të Fierit, në një mobileri.  Top Channel mëson se grabitësit janë pikasur nga kushëriri i pronarit.

10:12
Zbardhet nga dëbora Llogaraja, vështirësi në qarkullim

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë zbardhur qafën e Llogarasë në Vlorë.

10:06
Vetëvritet ylli  i TikTok: “Nuk isha e përgatitur të varrosja fëmijën tim”

18-vjeçarja nga Louisiana ishte e njohur si “Dee” në TikTok dhe kishte mbi 1.4 milion ndjekës.

10:04
Reshjet e shiut ‘pushtojnë’ Bulqizën, zona e Martaneshit mbulohet nga dëbora

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë edhe Bulqizën gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.

09:55
Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë, probleme edhe në Durrës

Moti i keq ka “mbërthyer” gjithë Shqipërinë ditën e sotme.

09:54
Zona e Martaneshit mbulohet nga dëbora, vështirësi në qarkullimin e mjetëve

Zona e Martaneshit është mbuluar nga dëbora. Reshjet kanë rënë përgjatë të gjithë natës, duke krijuar problematika të shumta sidomos në qarkullim në rrugë.

09:45
Moti i keq/ Pa energji disa fshatra në qarkun e Korçës

Ndryshe nga qytetet e tjera, në qarkun e Korçës nuk ka patur reshje shiu gjatë natës.

09:42
E pazakontë në Tiranë! Tre djem të mitur, tentojnë të hapin bankomatin me kaçavidë! Shoqërohen nga policia…

TIRANË- Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Tiranë. Policia raporton se gjatë orëve të para të mëngjesit, tre djem të mitur me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat.

09:39
Një guackë e gjetur në shpellën franceze/ Zbulohet se është instrument frymor 18 mijë vjeçar

Një guackë e gjetur në një shpellë në Marsoulas, në Pirenejtë Franceze, është identifikuar si një instrument frymor i përdorur nga mjeshtrit në periudhën Paleolitike rreth 18.000 vjet më parë.

09:37
Në kërkim kombëtar, arrestohen tre persona në Tiranë! Në pranga dhe 3 shoferë

Tiranë – Tre persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se ishin në kërkim kombëtar.

09:32
Shi i rrëmbyeshëm/ Përmbyten disa nënkalime në aksin Fier-Vlorë

Edhe qyteti i Orikumit është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë natës. Era ka qenë e fortë por nuk ka shkaktuar probleme.

09:25
Orikumi ‘nën ujë’/ Përmbyten disa lagje, niveli i ujit mbi 50 cm!

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe që vazhdojnë të bien edhe në këto momente kanë përmbytur disa lagje të qytetit të Vlorës.

09:19
Arrestohen dy alpinistë së bashku me ekipin pasi u vërtetua se kishin gënjyer për ngjitjen në majën e Everestit

Nepali ka ndaluar dy alpinistë indianë dhe udhëheqësin e ekipit të tyre për gjashtë vjet nga alpinizmi në vend pasi një hetim zbuloi se ata kishin falsifikuar ngjitjen e tyre të vitit 2016 në malin Everest.

09:10
Operacion kundër lojërave të fatit/ Arrestohet pronari i lokalit në Dibër, sekuestrohen makineritë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe gjatë kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast në Maqellarë, ku një shtetas në ambientet e lokalit dyshohej se ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme.

09:05
Moti i keq në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Moti i keq ka “mbërthyer” gjithë Shqipërinë ditën e sotme.

08:53
Rama publikon video nga Puka: Për ata që më kanë thënë se s’kam bërë asgjë për veriun

Kryeministri Edi Rama është përballur shpesh me kritika se nuk ka investuar në veri. Gjithashtu kritika ndaj kreut të qeverisë ka patur edhe për ministrat e kabinetit të tij, ku përfaqësimi ver-jug është në disbalancë.

08:50
Masat e reja/ Nga sot deri 25 shkurt Shqipëria mbyllet që në orën 20:00!

Nga sot, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orare 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt.

08:46
Shkodra ‘nën’ ujë, Buna del nga shtrati! 1800 hektarë tokë të përmbytura, evakuohen banorët, kërkohet ndërhyrje emergjente

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë krijuar probleme te shumta ne qytetin e Shkodrës.

08:35
Izraeli me strategji digjitale për luftimin e antisemitizmit

Izraeli u ka paraqitur kompanive të mëdha të teknologjisë, Facebook, Google, TikTok dhe Twitter disa propozime për të forcuar luftën kundër antisemitizmit në mediat sociale.

08:27
CDC: Dy maska mbrojnë më mirë nga koronavirusi

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tani po thonë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër COVID-19 se sa përdorimi i një maske.

08:17
Ushtarët izraelitë hedhin në erë shtëpinë e palestinezit të burgosur

Ushtarët izraelitë hodhën në erë shtëpinë e një palestinezi në Bregun Perëndimor të okupuar, i cili është burgosur me akuzën për vrasjen e një koloni hebre.

08:09
SHBA-ja sanksione ndaj ushtarëve që organizuan puçin në Mianmar

Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi se kanë marrë vendim për sanksione kundër ushtarëve që organizuan grushtin e shtetit kundër qeverisë civile në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

08:06
6 mijë e 896 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 63 mijë qytetarë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u shfaqen rastet e para me Covid-19 në Kosovë.

07:38
Ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke ndikuar negativisht në situatën e përmbytjeve.