Reshjet e shiut ‘pushtojnë’ Bulqizën, zona e Martaneshit mbulohet nga dëbora

11/02/2021 10:04

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë edhe Bulqizën gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë në zonat malore, në njësitë administrative te bashkisë Bulqizë kanë nisur reshjet e dëborës!

Zona e Martaneshit është mbuluar nga dëbora. Reshjet kanë rënë përgjatë të gjithë natës, duke krijuar problematika të shumta sidomos në qarkullim në rrugë.

Ndërkohë reshjet e dëborës kanë vështirësuar edhe qarkullimin e makinave dhe të minatorëve që punojnë në Zonën e Martaneshit, po kështu problematika janë hasur edhe në Ternovë në njësinë administrative Zerqan.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel