Nëse viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, këto kohë, do të marrësh një vulë marsiane në pasaportë, kjo pasi sonda Hope e vendit, u ndal me sukses në orbitën e planetit të kuq.

Të gjithë vizitorët që zbarkojnë në aeroportet e emirateve, marrin në pasaportë vulën marsiane në nder të hapit historik të shënuar së fundmi nga vendi.

Vula, e përkohshme, është bërë nga boja e parë marsiane në botë, e nxjerrë nga shkëmbinjtë vullkanikë prej bazalti, që i japin marsit ngjyrën e tij dalluese si prej ndryshku.

Shkëmbinjtë u mblodhën gjatë një misioni të posaçëm në malet Al Hajar dhe shkretëtirën Sharjah’s Mleiha, të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga ekspertë dhe njohës të gurëve. Ata u thyen, u thanë në diell dhe u përzien me adezivë për të krijuar tre ngjyra të posaçme që përfaqësojnë planetin e kuq, të gatshme për tu stampuar në pasaportat e mijëra vizitorëve.

Shkëmbinjtë e bazaltit, që mund të gjenden vetëm në disa pjesë të caktuara të botës, datojnë prej dhjetëra e miliona viteve dhe i japin vargmaleve në emirate ngjyrën unike që e bën të ngjashëm me planetin mars.

 

Top Channel