Rekomandimi në SHBA/ Dy maska mbrojnë më mirë kundër Covid-it

11/02/2021 12:12

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  në SHBA thotë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër Covid 19 se sa përdorimi i një maske të vetme.

Përmes një eksperimenti, duke përdorur koka artificiale të vendosura afro dy metra nga njëra-tjetra, CDC tha se një maskë kirurgjikale apo maskë pëlhure, bllokon 40% të grimcave të madhësisë së koronavirusit. Por një maskë pëlhure e vënë mbi një maskë kirurgjikale bllokoi 80% të grimcave.

Por studimi përdori vetëm një lloj maske kirurgjikale dhe një lloj pëlhure, çfarë e bën të paqartë nëse do të arriheshin të njëjtat rezultate me maska të ndërtuara me materiale të ndryshme. Të dhënat mbi maskat kanë ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë. Në fillim të pandemisë, zyrtarët e shëndetësisë u thanë amerikanëve që të mos përdorin maskat.

Marsin e kaluar Dr. Anthony Fauci tha se nuk kishte “asnjë arsye” për të mbajtur maska, ndonëse ai ndryshoi qëndrim pak kohë më vonë. Më pas, zyrtarët e shëndetësisë rekomanduan përdorimin e maskave kur nuk mund të ruhej distanca fizike. Më pas kjo ndryshoi, ndërsa u rekomandua përdorimi i maskave në mjediset publike.

Një anketë e kohëve të fundit nga Universiteti i Kalifornisë gjeti se rreth gjysma e amerikanëve përdorin maska rregullisht kur janë në praninë e njerëzve që nuk janë pjesëtarë të familjeve të tyre.

 

 

Top Channel