Sot në mëngjes asnjë gjimnaz në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit nuk është hapur.

Menjëherë pas vendimit të djeshëm të Komitetit të Ekspertëve, për shkak të rritjes së infektimeve të moshave nga 15-24 vjeç u vendos që gjimnazet në 10 bashki në zonat me rrezikshmëri të lartë infeksionesh ka vendosur që mësimi të zhvillohet online.

Top Channel mëson se janë 215 gjimnaze private dhe publike në të 10 bashkitë, në zonat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve që kanë kthyer mësimin online, bëhet fjalë për 48 mijë nxënës.

Ka pasur edhe një deklaratë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

Përfaqësues nga ky departament, Fiqiri Cifligu, shprehet për Top Channel se në 10 bashkitë mësimi në shkollat e mesme do të zhvillohet online sipas skenarit 3, për një periudhë 2 javore.

Ai shton se në këtë periudhë janari ka pasur mungesë të mësuesve në shkolla. “Prej fillimit të pandemisë dhe deri më sot ka pasur për fat të keq disa humbje jete,  që shkojnë rreth 13 mësuese në sistem që ne i kemi të regjistruar si humbje jete”, shton më tej ai.

Top Channel