“SPAK shpëtoi qeverinë nga sikleti i Ballukut”/ Sulo në Top Story: Imagjinoni një kërkesë për heqjen e imunitetit tani mes protestave
Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ngjalli debat edhe në studion e “Top Story”.
Analisti Arjon Sulo shprehu se kryeqyteti është lënë peng për shkak të interesave politike dhe ekonomike, duke ngritur akuza për tenderat dhe përdorimin e bashkisë në funksion të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, Alban Dudushi tha se siç Veliajt i besohet kur thotë se është kërcënuar, ashtu duhet besuar edhe kur flet për qeverisjen e kryeqytetit.
Pjesë nga biseda:
Dudushi: E kemi thënë edhe herë tjetër këtu kur të gjithë besonin se Veliaj ishte kufomë politike, e kam thënë që është i platosur politikisht, por nuk e kanë vrarë, gjithmonë politikisht. E dyta është një pushtet i pacenueshëm për kryeministrin. Edhe kjo është fare e qartë që të mos merremi me teori konspirative, çfarë ka pranuar Rama, Veliaj apo Toni Gogu. E treta, Veliaj ka tri pista betejash në të cilat ai duhet të ecë, njëra është ajo juridike, tjetra është pista politike që është e gjatë dhe është pista publike e tij për të rikuperuar sa të mundet nga ajo plagosja politike, pista politike dhe publike përballë opinionit dhe përballë partisë së tij. Kjo është situata që po ndodh. Nga ana tjetër, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Rama, ka një hall më imediat, ka hallin e Bashkisë së Tiranës dhe hallin e zgjedhjeve që janë në maj. Kështu që patjetër që i duhet një kontroll më i plotë i qytetit.
Sulo: T’i themi gjërat, se këtu është thelbi i konfliktit. E dua bashkinë ta vë në përdorim të partisë?! E dua shtetin ta vë në përdorim të pushtetit. Pse? Pse? Ta marrë, të vërë një tjetër dhe ai tjetri të marrë tenderat, t’i shpërndajë, dhjetë mijë veta punonjës.
Dudushi: Për çfarë po bën debat? Po thekson një fakt që është aty, është në sy.
Sulo: Jooo, thashë këtë që sot është e enjte, jo që Rama do bashkinë t’ia nënshtrojë PS-së. Të marrë lekët tona, të bëjë tendera për zgjedhjet.
Dudushi: Ja, ia dhe edhe këtë goditje Ramës dhe e pamë çfarë lloj diktatori dhe autokrati është. Po çfarë t’i bëjmë Bashkisë së Kavajës që do të punojë për PD-në kur të vijë prapë fushata elektorale?!
Sulo: Po nuk e kemi këtë fakt, ore, që do të punojë për PD-në. E do bashkinë t’ia japë këtij të ardhshmit.
Dudushi: O Arjon, po çfarë e ke këtë zakon, sa filloj flas unë, më ndërpret?
Sulo: S’po të drejtohem ty, po është vetë çështja.
Dudushi: Ajo që nuk më shkon mua te kjo logjikë deri në fund, kur njëri e do vetëm për hallin e tij penal dhe tjetri për të pasur zgjedhjet, pse nuk bien dot dakord kur qenka vetëm kaq kjo histori?!
Sulo: Është kontradiktë e pazgjidhshme, lëre, i thotë ai. Ma jep mua si mafiozë.
Dudushi: Pse është majisur kjo histori kaq shumë?!
Sulo: Se po ndajnë plaçkën, po ndajnë të ardhurat tona. E kanë lënë Tiranën peng, e ke parë ti? E thoshte vetë ai, e mori Rama, janë bërë plehrat mal. Si është Tirana? Mal plehrash.
Dudushi: Një njeri që e rimerr mandatin nga Gjykata Kushtetuese, ky thotë të japë dorëheqjen, se do Arjoni.
Sulo: Po s’ka zgjidhje, ore, s’ka zgjidhje, se s’është normale, se po firmos nga burgu, do të firmosë rrogat në Fier.
Dudushi: Te letra e tij, Erioni thotë që disbursova ato që s’i kishit disbursuar ju për shtatë muaj.
Sulo: Asgjë s’ka disbursuar, asgjë.
Dudushi: Ai po thotë që unë jam i aftë të qeveris edhe nga burgu, nëse ju ma krijoni komoditetin.
Sulo: Dhe ti e beson këtë?
Dudushi: Po pse e besoni Veliajn kur thotë që Rama më ka bërë presion, do të ma marrë bashkinë etj.? Ndërsa kur flet për qeverisjen e bashkisë, nuk e besoni?
Top Channel