​Japoni: Më shumë se 1.000 kompani falimentojnë për shkak të koronavirusit

11/02/2021 12:25

Në Japoni, për shkak të pasojave të krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit koronar, më shumë se një mijë kompani falimentuan brenda një viti, sipas hulumtimit të kryer nga kompania “Teikoku databank”.

Sipas rezultateve të një studimi mbi kompanitë që kanë kërkuar falimentim që nga shkurti i vitit 2020, sektori i hotelerisë në Japoni është goditur më rëndë, me 159 kompani që falimentojnë, raporton transmetuesi publik japonez NHK.

Në të njëjtën periudhë, ndër të tjera, çelësi është vënë 85 ndërmarrjeje ndërtimi, si dhe 78 hoteleve dhe konvikteve.

Për shkak të pasojave të krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit korona në Japoni, mesatarisht, rreth njëqind kompani ndaluan punën çdo muaj.

Top Channel