Yuri Kim: Në fund të ditës së sotme… jam në bisedime për diçka shumë të rëndësishme për një emër tjetër

11/02/2021 13:45

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është pyetur nga gazetarët për pastrimin e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo edhe një herë ka përsëritur apelin e mëparshëm duke thënë se kjo gjë nuk kërkohet nga SHBA por listat e pastra pa kandidatë të inkriminuar i meriton populli shqiptar.

Ndërkohë që paralajmëroi edhe diçka të rëndësishme që do të japë në fund të ditës së sotme, lidhur me këtë çështje.

Pyetje: Ju keni publikuar dokumentin kur flitet për emrin e Tom Doshit, po në Durrës, a ka ndonjë deputet që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje?

Yuri Kim: Jam në bisedim për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë.

Top Channel