E martë, 27 Korrik 2021
13:05
Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

hoferit të autobusit nga Kosova që u aksidentua në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë humbën jetën 10 pasagjerë – përfshirë edhe një shofer tjetër, sot i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

12:58
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, LSI: Konfirmon masakrën zgjedhore, të drejtuar nga Rilindja

OSBE/ODIHR publikoi dje raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit.

12:51
Rrëzohet kërkesa për rihetimin e Fatmir Mediut/ SPAK ankimon në Apel vendimin

SPAK vendosi që të ankimojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendimin e GJKKO për rrëzimin e kërkesës së rinisjes të hetimeve për Fatmir Mediun.

12:50
Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, 5 të zhdukur e shumë të plagosur

Pesë persona rezultojnë të zhdukur e disa të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të fuqishëm në një park industrial të Leverkusenit në Gjermani, i cili ka bërë që një re gjigande tymi të mbulojnë pjesë të tëra të qytetit.

12:49
Delvinë/ I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një i moshuar ka humbur jetën.

12:46
Kosova, vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë

Kosova është vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike. Rekordi olimpik që e arrin një sportist paguhet 200 mijë euro, medalja e artë në 100 mijë, e argjendta në 60 mijë dhe e bronzta me 40 mijë euro.

12:43
Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha për raportin e OSBE mbi 25 prillin, tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore” dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

12:25
Putin kërcënon hapur: Nga Rusia, një sulm që nuk parandalohet dot!

Vladimir Putin lavdëroi makinerinë e tij të luftës duke thënë se ajo tani tani është e aftë për një “sulm kundër armiqve të saj, i cili nuk mund të parandalohet dot”.

12:21
Marrëveshja me Anglinë/ Transferimi i 1500 të burgosurve, Shqipëria paguan faturën

Taksa-paguesit shqiptarë do të paguajnë koston e mbajtjes në burgjet shqiptare, të 1500 bashkëkombasve të tyre që priten të transferohet nga Anglia, në institucionet shqiptare të vuajtjes së dënimin, pas firmosjes së marrëveshjes dje në Londër nga ministria e drejtësisë Etilda Gjonaj.

12:14
11 shtetas të tjerë të huaj betohen para kryetarit të Bashkisë në Tiranës, Veliaj: Shenjë që qyteti po rritet

11 shtetas të tjerë të huaj nga Egjipti, Turqia, Italia dhe Kosova morën sot nënshtetësinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit që u zhvillua në Bashkinë Tiranë, kryebashkiaku tha se për të është kënaqësi që shtetas të rinj i shtohen Shqipërisë, por sidomos Tiranës.

12:06
SHBA, “u verbuan” nga stuhia e rërës/ Përplasen 20 makina, 8 të vdekur!

Të paktën 8 persona humbën jetën pas përplasjes së 20 makinave më njëra-tjetrën në një autostradë të Utah-s, në SHBA, ku dukshmëria ishte ulur në nivele të rrezikshme për shkak të një stuhie rëre.

12:03
Raporti për zgjedhjet/ Ambasada britanike: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR-it, hetoni rastet e shit-blerjes së votës

Ambasada britanike në Tiranë në një reagim të saj për raportin final të OSBE/ Odihr për zgjedhjet e 25 prillit thotë se palët politike duhet të marrin parasysh rekomandimet që jepen aty.

11:51
Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier, Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër dhe ato neurologjike

27 Korrik, Fier- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Shërbimin e ri të Hemodinamikes në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.

11:48
Nuk ka rihetim për Fatmir Mediun/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për Dosjen e Gërdecit, Prokuroria e Posaçme ankimon vendimin

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK ditën e sotme, duke vendosur që të mos rifillojë hetimet ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

11:40
Nis “mbrojtja” kundër alienëve, ndërtohet rrjeti global që gjurmon UFO-t

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, të drejtuar prej një astronomi te njohur të Harvardit, njoftuan iniciativën e tyre të re: grumbullimin e provave për teknologjinë e ndërtuar nga civilizime jashtëtokësore.

11:32
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Udhëtarët dhe të vdekurit nga aksidenti në Kroaci pritet të arrijnë sot

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus i një kompanie nga Kosova, të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

11:24
Zunë hapësirën e rërës në Himarë, vihen nën hetim 4 persona

Katër persona janë vënë nën hetim pasi kanë zënë hapësirën e rërës në plazhin e Gjipes në Himarë.

11:20
Marrëveshja për transferimin e të dënuarve me Britaninë, zbulohet se çfarë përmban dokumenti

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë vizitës së saj zyrtare, me ftesë të autoriteteve britanike, nënshkroi marrëveshjen e transferimit të dënuarve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

11:13
SHBA-ja përfundon misionin luftarak në Irak këtë vit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara do të përfundojnë misionin e tyre luftarak në Irak, në fund të këtij viti, mirëpo do të vazhdojnë të trajnojnë dhe këshillojnë ushtrinë irakiane.

11:09
Lezhë/ Shiste kanabis, në pranga 25-vjeçari

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe në lagjen “Gurra” , Lezhë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë.

11:05
“Basha po e kthen PD në parti klienteliste”/ Sekretari dhe 13 anëtarë të kryesisë së PD në Korçë japin dorëheqjen

13 anëtarë të Kryesisë së degës në Korçë dhe Sekretar, kanë dhënë dorëheqjen në grup me motivin se kreu i PD Lulzim Basha po e kthen PD në një parti klienteliste për interesa të tij.

11:00
Miami/ Pas më shumë se një muaj, identifikohet viktima e fundit në ndërtesën e shkatërruar

Trupi i viktimës së fundit është nxjerrë dhe identifikuar në ndërtesën që u shemb në 24 qershor, në Miami.

10:57
Pozuan si pronarja me skllavin që mbante pranga në duar/ Çifti i panjohur zemëron shumë persona (Fotot)

Një çift i panjohur në rrjetet sociale është kthyer në më të urryerit e ditëve të fundit për shkak të temës që ata kishin përdorur.

10:45
Valë e re pandemie, katastrofa natyrore, sulme kibernetike…

Valë e re e pandemisë së koronavirusit. Katastrofa natyrore në Kinë dhe Gjermani. Sulme kibernetike, që shënjestrojnë pikat kyçe të Afrikës Jugore.

10:40
Shijak/ Kishte përshtatur lokalin për organizim lotarish, arrestohet pronari i lokalit

Pronari i një lokali në Shijak është arrestuar pasi kishte përshtatur ambientin për organizmin e lotarive të paligjshme.

10:32
Tiranë/Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, ja përse

Nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi.

10:26
Plagosi me thikë një person pas konfliktit, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një person në Elbasan.

10:25
Tridhjetë ditë paraburgim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Shoferit të autobusit nga Kosova, që është aksidentuar të dielën në Sllavonski Brodt të Kroacisë, i është shqiptuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

10:17
Tirana nën fokusin e aparatit të turistëve (Fotot)

Tirana duket një metropol krejt i zakontë për banorët që rutina e përditshme i gjen tek rendin përgjatë rrugicave të saj, por një kryeqytet grishës me një të shkuar joshëse në sytë e turistëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë atë.

10:06
“Tokio 2020″/ Donjeta Sadiku e ashpër në ring por s’ia doli

Boksjerja nga Kosova, Donjeta Sadiku sot ka zhvilluar një luftë të ashpër me kundërshtaren e saj në Lojërat Olimpike Tokio 2020,  britaniken Caroline Dubrois, megjitha nuk ia doli ta vazhdojë sfidën drejt fitores.

09:55
Kërcënoi një familje në Kurbin, duke qëlluar pranë shtëpisë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë pranë një banese.

09:27
Xhudistja Gjakova: Fitoren ua dedikoj të gjithëve që më kanë ndihmuar

Xhudistja Nora Gjakova, pasi që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, është shprehur e lumtur që një medalje po e sjell në shtëpi.

09:15
Me kanabis në shtëpi, kapet 60-vjeçari në Skrapar, më herët u arrestuar gruaja dhe djali

Një 60-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi në shtëpinë e tij dhe pyllin aty pranë, u gjetën kanabis sativa.

09:12
Tenderi abuziv i uniformave të policisë/ 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dalin para gjykatës më 30 korrik

Gjykata e Posaçme cakton datën për seancën e Apelit të nëntë zyrtarëve të arrestuar për shkelje të barazisë në tendera.

08:59
Aksidenti në Kroaci/ 15 të plagosur ende në trajtim, 1 në gjendje të rëndë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

08:48
Shoferja me targa zvicerane shkel semaforin/ Qytetari e denoncon, lëvizte pa rripin e sigurisë

‘Shoferët e pandreqshëm’ akoma vijojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

08:35
Ministrja gjermane e Drejtësisë: “Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm me detyrim”

Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për më shumë kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar. Ministrja gjermane e Drejtësisë e hedh poshtë qartësisht një kërkesë për vaksinim me detyrim.

08:25
Vëllai i shoferit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci: Jemi tronditur nga kjo tragjedi! Nuk e dimë kur do të vijë trupi

Naser Sylmetaj është në mesin e 10 personave që mbetën të vdekur në aksidentin e ndodhur të dielën në Kroaci, njëri nga dy shoferët.

08:13
Nisja e hetimit për Fatmir Mediun/ GJKKO shqyrton sot kërkesën e SPAK për Dosjen e Gërdecit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

07:47
Shqipëria e 3 në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç).

07:08
Parashikimi i motit/ Mbërrin i nxehti afrikan, diell dhe temperatura deri në 41 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:58
Bllokohet faqja në internet e udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalni

Zyrtarët rusë kanë bllokuar qasjen në faqen e internetit të udhëheqësit të burgosur të opozitës, Alexey Navalny dhe në dhjetëra faqe të tjera të drejtuara nga aleatët e tij.

06:32
Thellohen përçarjet politike në prag të fillimit të hetimit për sulmin ndaj Kapitolit

Oficerët e policisë që mbrojtën ndërtesën e Kapitolit do të jenë të parët që do të dëshmojnë në seancat e dëgjimit që fillojnë sot nën mbikqyrjen e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për Hetimin e Sulmit të 6 janarit.

06:16
Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë zgjedhje të kufizuara ushqimore. Në veçanti, ata duhet të kufizojnë sasinë e karbohidrateve.

05:57
Panxhar me hudhër dhe vaj ulliri për tensionin dhe aneminë

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.

05:30
Gabimet me ushqimin që ju dëmtojnë mëlçinë/ Zbuloni çfarë duhet të bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

05:05
Përbërësi ‘sekret’ i domates që i nevojitet lëkurës tënde

Domatja janë tepër të mira për shëndetin e njeriut dhe mirësia e tyre i atribohet përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Vetë pigmenti karotenoid që gjendet tek domatja, është sipas shkencëtarëve, tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Domatja është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe vitaminës K. Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

03:36
Bezos i ofron NASA-s 2 miliardë dollarë në këmbim të kontratës së misionit në Hënë

Miliarderi Jeff Bezos të hënën ofroi udhëtimin e tij në hapësirë për të mbuluar deri në 2 miliard dollarë në NASA, me kusht që agjencia amerikane e hapësirës t’i jep kompanisë së tij Blue Origin një kontratë për të prodhuar një anije kozmike që të kthejë astronautët përsëri në hënë.

03:13
SHBA nuk heq kufizimet ekzistuese në udhëtimet ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë kufizimet ekzistuese në udhëtimet ndërkombëtare në këtë kohë, pavarësisht kërkesave për reciprocitet që vijnë kryesisht nga Bashkimi Evropian, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

02:44
Shkon në 164 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

Ka shkuar në 164 numri i viktimave që humbën jetën në përmbytjet masive të shkaktuara në Indi.

02:20
Përhapje masive e variantit Delta, Irani shënon numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i pandemisë

Irani ka regjistruar 31.814 raste me COVID-19, numër rekord ditor që kur shpërtheu pandemia në vend vitin e kaluar.

01:59
Shkon në mbi 3.88 miliardë numri i dozave të vaksinës COVID-19 të administruara në mbarë botën

Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës së COVID-19 janë administruar në të gjithë botën deri më tani, me Turqinë e renditur midis dhjetë vendeve me më shumë doza të administruara.

01:38
Alarmi për bombë në Tiranë/ Një valixhe e braktisur u gjet nga policia

Një valixhe e braktisur në një prej rrugëve të Tiranës vuri në alarm forcat e policisë në orët e mbrëmjes së të hënës.

01:11
Raporti, PS-PD e lexojnë ndryshe/ Basha: Me dy fjalë, Masakër zgjedhore. Balla: Raporti më i mirë në këto 30 vite

Dy partitë më të mëdha e lexuan ndryshe raportin. “OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

00:56
SPAK në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar për falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe tjetërsim pronash

Policia e Tiranës njoftoi në mbrëmje në lidhje me aksionin e përbashkët me SPAK në zyrat e Kadastrës së Tiranës ku në pranga janë vënë tre persona.

00:35
Shqetësimet e OSBE/ODIHR-Nga blerja e votës, të dhënat e 900 mijë votuesve, avantazhet e PS dhe struktura e PD për votën

OSBE/ODIHR publikoi raportin final me 36 faqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ku thekson se Partia Socialiste e cila ka pushtetin kishte avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative. Ministrat vazhduan fushatën gjatë angazhimeve zyrtare, ndërsa nga ana tjetër, në mënyrë zyrtare, Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet. Ndërkohë për Partinë Demokratike thotë se pati qasje potencialisht të jashtëligjshme me ngritjen e strukturës për mbrojtjen e votës.

00:14
Medaljet e ditës së gjashtë, Ariarne Titmus ul nga froni Katie Ledecky-n

Tokio vijon të dhurojë emocione me disiplinat e Olimpiadës që evidentojnë më të mirët e çdo kategorie. Adam Peaty u bë i pari notar britanik që mbrojti një titull olimpik, duke fituar medaljen e artë në stilin 100m bretkosë për meshkuj, me kohën e pestë më të shpejtë në gjithë historinë.

E hënë, 26 Korrik 2021
23:57
Gil në Premier e Lamela në LaLiga, Tottenhami e Sevilla zyrtarizojnë marrëveshjen

Tottenhami ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e Bryan Gil (aktualisht i impenjuar në Lojërat Olimpike me Spanjën) nga Sevilja. Nga e njëjta marrëveshje, Erik Lamela bëhet pjesë e klubit andaluz, pra kemi të bëjmë më një shkëmbim kokë për kokë.

23:42
Inter hapa konkretë për Nandez, përfshin në bisedime Nainggolanin

Interi po ndërmerr hapa konkretë për të veshur me ngjyrat ziklatër mesfushorin e Cagliarit, Nahitan Nandez. Nëse ditët e fundit Marotta kishte deklaruar se me klubin sard nuk kishin nisur bisedimet, duke lënë të kuptohet gjithsesi se interesim për lojtarin në fjalë ishte konkret, në takimin me drejtuesit e Cagliarit Interi ndërmori hapat e parë për të gjetur një marrëveshje.

23:23
Werder Bremen e fiksuar pas kosovarëve, Rashicën e zëvendëson me Kastratin

Werder Bremen e fiksuar pas lojtarëve kosovarë. Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të militojë në Bundesligën e dytë, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare.

22:54
SHBA: Shoqatat e mjekësisë bëjnë thirrje për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë

Ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit po rritet përsëri në Shtetet e Bashkuara, organizatat kryesore të mjekësisë në vend bënë thirrje të hënën për vaksinime të detyrueshme të miliona punonjësve të kujdesit shëndetësor, duke thënë se është një domosdoshmëri morale për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së infeksionit.

22:50
Varane te Man.United në fundjavë, arrihet marrëveshja!

Raphael Varane është gjithnjë e më afër transferimit te Manchester United.

22:48
OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi, pas presidenti i këtij vendi, Kaid Saied, ka rrëzuar Qeverinë dhe ka ngrirë Parlamentin, me ndihmën e ushtrisë.

22:39
Aksidenti tragjik me 10 viktima/ Mbahen homazhe në Pogradec, ndizen qirinj në sheshin kryesor të qytetit

Në qytetin e Pogradecit janë mbajtur homazhe në nderim të jetëve të humbura në aksidentin tragjik të ndodhur në Kroaci.

22:33
Dy gra zyrtarizojnë martesën në Mal të Zi

Dy gra kanë zyrtarizuar, edhe para ligjit, bashkimin e tyre në Mal të Zi, duke shënuar herën e parë që ndodh një gjë e tillë në historinë e këtij shteti.

22:12
Petkovic mund të lërë Zvicrën, një ofertë nga Franca e tundon!

Vladimir Pektovic është gati të lërë Zvicrën për t’u kthyer në futbollin e klubeve.

22:06
Marin Mema vijon punën me shtëpitë e tërmetit krah shoqatës “Sali Çekaj” (FOTO)

Gazetari Marin Mema së bashku me përfaqësuesin e shoqatës që mban emrin e heroit të madh të UÇK “Sali Çekaj”, Xhemajl Haxhiu, kanë ndjekur nga afër punimet që po kryhen në fshatin Bubq.

22:04
‘Doja të ndihmoja, por disa kishin vdekur’/ Flet pasagjeri që ishte në gjumë gjatë aksidentit tragjik: Hapa sytë nga goditja dhe britmat…

10 qytetarë kosovarë nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ndërsa dëshmitë rrëqethëse nga ky aksident i tmerrshëm vijojnë ende!

21:58
Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se gjysma e shtatorit është afati i fundit për të gjithë punëtorët që të vaksinohen kundër koronavirusit, ose në kundërtën do të duhet të bëjnë teste çdo javë, për të parë nëse janë negativ në të.

21:53
Patatet e skuqura më të shtrenjta në botë, kushtojnë 200 dollarë dhe porositen 48 orë përpara (fotot)

Restoranti ‘Serendipity3’ në New York i ka vënë syrin një tjetër rekordi Guinness me pjatën e tij, që në thelb është vetëm patate të skuqura, por që në fakt kushtojnë 200 dollarë dhe quhen «Crème de la Crème Pomme Frites» (Parate te skuqura, kremi i kremit).

21:29
Kirurgu i famshëm i New York padit gruan modele: Punonte fshehtas si prostitutë luksi (fotot)

Një kirurg i famshëm i shtyllës kurrizore në Manhattan, ka thënë së fundmi se martesa e tij “përrallore” me ish-më të bukurën e SHBA, është prishur në mënyrë të pariparueshme kur zbuloi jetën e saj sekrete si prostitutë e rangut të luksit, thonë dokumentet e gjyqit të publikuara nga mediat në SHBA.

21:29
Basha reagon pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme

Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit vjen edhe reagimi i kryedemokratit Basha.

21:27
‘Vijojmë pa u ndalur me vaksinimin masiv’/ Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer

Kryeministri Edi Rama njofton për ardhjen e 67.860 dozave të tjera Pfizer në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

21:23
Rekomandimet e OSBE/ODIHR: Të parandalohet çdo presion, të inkurajohen votuesit për të nxjerrë provat e blerjes së votës

Në fund të raportit final për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR ka dhënë disa rekomandime për Shqipërinë.

21:18
Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit, Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.

21:12
Aksioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit, 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSH-it, një në kërkim (EMRAT)

SPAK nuk ndalet! Ditën e sotme, në bashkëpunim me drejtorin e Krimit Ekonomik në Policinë e shtetit kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Ndërmjetësi’, në kuadër të të cilit kanë zhvilluar një aksion në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë.

20:58
Fiks Fare/ “Policët kroatë më rrahën 30 minuta”, qytetari denoncon dhunën dhe neglizhencën e ambasadave

Një 34-vjeçar denoncoi në emisionin “Fiks Fare” dhunën e pësuar nga policët kroatë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

20:55
Valixhe e braktisur në mes të Tiranës alarmon policinë, njoftohen forcat xheniere (Pamjet nga vendngjarja)

Një valixhe e braktisur në një prej rrugëve të Tiranës ka vënë në alarm forcat e policisë.

20:46
Nuk i del e keqja, mediat serbe: Erdogani, betejë për Kosovën që të sfidojë Greqinë!

Në Beograd, vazhdon jehona e deklaratës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se do të lobojë që të ketë njohje të reja për Kosovën.

20:36
10 viktima në autobusin me shqiptarë, Haskuka: Njëri prej tyre vinte nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdheun

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Kroaci, ku humbën jetën 10 shqiptarë.

20:34
7 të vdekur në përplasjen e të paktën 20 automjeteve prej stuhisë së rërës në SHBA (fotot)

Ka arritur në shtatë numri i personave që kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë janë të plagosur rëndë pasi një stuhi rëre në Utah, SHBA, bllokoi shikueshmërinë dhe shkaktoi një aksident zinzhir prej të paktën 20 automjetesh.

20:28
Nga publikimi i të dhënave të 900 mijë votuesve tek blerja e votës/ ODIHR publikon raportin përfundimtar të zgjedhjeve

ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit ditën e sotme.

20:13
Studimi e konfirmon: Kombinimi AstraZeneca-Pfizer, rrit 6 herë nivelin e antitrupave!

Studimi më i fundit tregoi se një imunizim i përzierë, duke përdorur së pari vaksinën AstraZeneca, e pastaj duke marrë në dozën e dytë atë të Pfizer/BioNTech, e rrit me 6 herë nivelin e antitrupave në mekanizëm krahasuar me dy doza të AstraZeneca-s.

20:05
Katër të zhdukur nga shembja e platformës detare energjitike në Guangdong (video-foto)

Rrëzimi thuajse në det i një impjanti detar të energjisë së erës ka shkaktuar katër të humbur sot në brigjet e qytetit kinez Huizhou.

20:00
“Shi gurësh” në Indi/ Goditet autobusi, humbin jetën 9 turistë!

Nëntë turistë në Indinë veriore humbën jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u godit nga gurë që rrokulliseshin.

19:57
Emërimi i gjyqtarit të 8-të në Gjykatën e Lartë/ Ambasadorja Kim: Hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka cilësuar hap të rëndësishëm në Reformën në Drejtësi dekretimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i tetë i Gjykatës së Lartë.

19:53
Përmbarimi sërish te cirku/ I kërkon të ulë çadrën, sindikata e artistëve takim në Ministrinë e Kulturës

Zyra e përmbarimit ka dërguar përsëri shkresën për uljen e çadrës së cirkut njësoj si 4 vite më parë dhe bllokimin e llogarive të cirkut.

19:49
Biznesi me punëtorë nga Bangladeshi/ Fasonët të kënaqur me krahun e lirë të punës, por duan më pak burokraci

Punonjësit e huaj në Shqipëri janë tashmë një realitet. Krahu i lirë i punës që ofrojnë vende si Bangladeshi i përshtatet kostove të biznesit fason.

19:46
Shkolla e re pas tërmetit/ Arkitektët që realizuan projektin në Durrës janë vlerësuar me çmim

Shkolla ‘Bedrie Bebziqi’ ne Durrës ka përfunduar rikonstruksionin e saj pas dëmtimit serioz që pati nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

19:45
Kush është “fiksimi” i fundit i Adrola Dushit

Kënga e Capital T dhe Kidda, “Magji”, duket është është fiksimi i fundit i bukuroshes, Adrola Dushi.

19:43
Adrola Dushi: Si ja kam shpjeguar djalit divorcin dhe kriteret që duhet të ketë partneri

E qeshur, besnike dhe shumë e sinqertë. Kështu është modelja Adrola Dushi dhe këto kritere kërkon që t’i ketë edhe partneri i saj i ardhshëm.

19:41
“Troi më kërkon vëlla dhe motër”, Adrola Dushi flet për një zgjerim të familjes

Në një intervistë për “Pushime On Top”, bukuroshja nga Mirdita, Adrola Dushi foli për jetën e saj si nënë beqare, marrëdhënien me të birin dhe planet e së ardhshmes për sa i përket familjes.

19:39
“Nuk kishim lodra, por kishim shumë dashuri”/ Adrola Dushi në një rrëfim të rrallë për jetën e saj

Modelja bukuroshe, Adrola Dushi nuk e harron origjinën e saj, pavarësisht suksesit që po arrin çdo ditë.

19:38
“Edhe ëngjëjt të kanë lakmi sa e bukur je”/ Shkrimi prekës për motrën që vdiq në aksidentin tragjik: Kush më pret mua në shtëpi?

Anjeza Bellanica është një nga viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci. Motra e saj i ka dedikuar një shkrim prekës në rrjete sociale, ku i bën disa pyetje, ndër të cilat i bën me dije se e ka të vështirë të jetojë pa të.

19:36
18 vjeçarja që vdiq në aksident/ Në Gjermani kishte shkuar 5 vite më parë, do të niste punë si infermiere në tetor

Anjeza Bellanica është viktima më e re e konfirmuar deri tani nga aksidenti në Kroaci.

19:22
FSHF kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të hapen dyert e stadiumeve për personat e vaksinuar

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve që të hapen dyert e stadiumeve dhe të pranohen tifozë të vaksinuar.

19:19
Humb jetën në aksidentin ‘horror’ motoçiklisti 14 vjeçar gjatë garës së Aragon (fotot)

Hugo Millan, motoçiklist i kategorisë MOTO3 ka humbur jetën tragjikisht në moshën 14 vjeçare, pas një aksidenti të tmerrshëm më pistën MotorLand Aragon.

19:13
Pushime dhe videoklip në Shqipëri? Dua Lipa flet për “Pushime On Top”

Ylli i muzikës, Dua Lipa qëndroi për pak ditë në Shqipëri, duke marrë vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre botërore.

19:09
Të tjera detaje tronditëse nga jeta e Britney Spears/ U martua me shokun e fëmijërisë, 55 orë më pas u nda (FOTO)

Martesa më e shkurtër e këngëtares së famshme, Britney Spears, ka zgjatur vetëm 55 orë. E ka qenë pikërisht nëna e saj, Lynne, që e ka detyruar yllin e muzikës që të anulonte dasmën me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander.

19:05
“Kam një lajm emocionues…”/ Dua Lipa rrëfen sekretet e “Sunny Hill Festival” për “Pushime On Top”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bëri të ditur për “Pushime On Top” se “Sunny Hill Festival” do të mbahet në vitin 2022 dhe premtoi që do të ketë shumë surpriza.