Bayerni “makineri” perfekte, Ronaldo e Sancho i japin kualifikimin Man. United

23/11/2021 23:52

Bayerni i Mynihut vijon ecurinë perfekte në ndeshjet e grupeve të Championsit. Kampionët e Bundesligës, në raundin e parafundit, mposhtën 1-2 Dynamon e Kievit, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, teksa në sfidën e fundit do të presin Barcelonën.

Robert Lewndowski dhe Coman shënuan në pjesën e parë në “Stadiumin Olimpik” të Kievit, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Nagelsmannit lëshoi disi terren dhe pësoi një gol, që mban firmën e Garmash, por pa rrezikuar më tej humbjen.

Siguron kualifikim Manchester United vetëm dy ditë pas shkarkimit të trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer. “Djajtë e Kuq” mposhtëm 0-2 Villarrealin me gola të Cristiano Ronaldos dhe Sanchos në fundin e ndeshjes.

Tashmë Manchester United do t’i mjaftojë edhe një pikë në sfidën e fundit ndaj Young Boys për ta patur të sigurt vendin e parë.

Top Channel