Deklaratat e ish-kryeministrit/ Basha: Berisha më akuzoi sot për të njëjtën gjë që bëri Rama javën e kaluar

23/11/2021 20:23

Kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar në twitter për deklarata e Salii Berishës në Foltoren e Burrelit

Basha shkruan se ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën e akuzoi Edi Rama javën e kaluar, çështjen e “Toyota Yaris”.

Basha reagon në Twitter:

Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/11/23/berisha-bashes-rama-te-mban-peng-me-toyota-yaris-dil-e-sqaro-aferen/

Top Channel