Sergio Porrini ndihmësi i Edoardo Rejas në stolin e kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të gjatë për sajtin e specializuar italian tuttomercatoweb.com ku përveç se ka analizuar ecurinë e javës së fundit të Serie A ka analizuar edhe gjendjen e skuadrave kryesuese në tërësi ndërkohë që është ndalur të flasë edhe për rrugëtimin e kombëtares shqiptare në eliminatoret e Botërorit Katar 2022 dhe sulmuesin e kuqezinjëve Armando Broja.

A ndiheni ndopak të zhgënjyer për ecurinë e Shqipërisë në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022?

“ Në momentin e hedhjes së shortit menduam që ishte një nga grupet më të vështira të mundshme. Ta luanim ashtu siç bëmë ne, duke i humbur shanset tona, vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes ndaj Polonisë në shtëpi, të lë pak të zhgënjyer. Ndoshta po shkonim edhe përtej pritshmërive, për t’i dhuruar një kënaqësi të madhe një kombi të tërë që ëndërronte pjesëmarrjen në play-off, por edhe për vetë ne si staf dhe futbollistët. Gjithsesi ndihemi krenarë për përmirësimin që ka patur skuadra duke shpresuar deri në fund”.

Armando Broja, lojtari për të cilin ka më shumë pritshmëri?

“Është në pronësi të Chelsea-t ndërsa tashmë luan si i huazuar te Southampton, emri i tij është në gojën e të gjithëve. Ka shënuar gola fantastikë. Te karakteristikat e tij, hyn shpejtësia në duelet një kundër një dhe fakti që e njeh e mirë portën. Duhet të fillojë të piqet dhe të bëjë një jetë prej profesionisti sepse nuk arritur ende asgjë. Ka nevojë për kohë, ne po punojmë për të dhe me të në mënyrë që të bëhet një lojtar i rëndësishëm dhe të mos humbasë me kohën”.

Top Channel