“Keqardhje sa poshtë ke rënë”/ Basha i përgjigjet Berishës pas akuzave për çështjen Toyota Yaris

24/11/2021 01:40

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës i cili e quajti peng të Edi Ramës për çështjen e Toyota Yaris. Kreu i PD shkroi në Twitter se ndjen keqardhje për nivelin se ku ka rënë Sali Berisha me këto akuza.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar.
Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”.

Edhe nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjithshëm, i janë përgjigjur Sali Berishës të cilat thanë se janë të vendosur të refuzojnë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës.

Top Channel