Aksidenti në Bullgari, politikanët në Kosovë i shprehin ngushëllimet familjeve të viktimave

24/11/2021 01:59

Edhe në Kosovë u prit me trishtim lajmi i aksidentit në Bullgari ku humbën jetën dhjetëra shqiptarë.

Presidentja Vjosa Osmani tha se në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit.
Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër vëllezërve e motrave tona si dhe bashkëkombasve tanë në këto momente të vështira për ta.

Ndërsa Kryeministri Kurti Albin kurti tha se është i trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Kurti u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, dhe u uroi shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Edhe kryetari i kuvendit të kosovës Glauk Konjufca u shprehu ngushëllime familjarëve që humbën të afërmit dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

Ende nuk është zbardhur arsyeja e aksidentit tragjik në Bullgari, që është më i rëndi në eurpoë gjatë 10 viteve të fundit, ku humbën jetën 45 persona të gjithë në moshë të re ku ndër ta ishin 12 fëmijë.

Top Channel